Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nxjerr blof Jorida Tabakun, e cila herë pas here po i ndërpret fjalën në Komision duke politizuar çështjen. Veliaj i rikujton Tabakut se po të jetë për përballjet mes të dyve, ai ka fituar në gjyq ndaj saj.

Më poshtë një pjesë e bisedës mes Veliajt dhe Tabakut:

Tabaku: Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak.

Veliaj: Ti mund të bësh pyetjet, por jo përgjigjet e mia. Është e pandershme kjo që po bën. E fton tjetrin të dëshmojë. Po të jetë për përballljet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je dënuar sistematikisht për shpifje. (Tabaku i mbyll mikrofonin)

Tabaku: Zoti Veliaj më cito vendimin e Këshillit Bashkiak.

Veliaj: Mos ma hiq mikrofonin sepse je dënuar për shpifje. (Tabaku mbyll mikrofonin)