Statistikat e sondazheve të Wiwiblogs nxjerrin pretendente kryesore për të fituar Eurovizionin, Arilena Arën.

Që nga e hëna e kaluar njerëzit kanë votuar online dhe janë mbledhur gjithsej 7604 vota nga ku më shumë se gjysma, 4603 pra 60.53% janë për Arilenën.

Atë e ndjek pas Spanja dhe Republika Çeke.

Kujtojmë se për ta përfaqësuar siç duhet vendin tonë, Arilena po punon me dy fitues të “Grammys” për këngën e saj në “Eurovision”.

“Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, në Los Angeles, ku artistë si Michael Jackson kanë realizuar projektet e tyre.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.