Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për mbështetjen tonë. Çdo ditë me dhjetëra fëmijë në fondacionin Down Syndrome Albania marrin shërbimet e domosdoshme terapeutike. Të besojmë në potencialin dhe të ardhmen e tyre. Të mbështesim në zhvillim e tyre.

Misioni dhe Vizioni i Down Syndrome Albania

Misioni

Të përkushtohet në promovimin dhe përkrahjen e së drejtës legjitime të pranimit, përfshirjes dhe integrimit të individëve me sindromën Down në shoqërinë shqiptare, bazuar në Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke informuar dhe ndërgjegjësuar drejt opinionin publik, institucionet vendimmarrëse dhe palë të tjera të interesit, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e potencialit maksimal të individëve me sindromën Down, për të bërë një jetë të pavarur, duke promovuar dhe aplikuar metodikat edukative dhe terapeutike më bashkëkohore.

Vizioni

Integrim i plotë në shoqëri, pavarësi dhe cilësi e lartë jetese për individët me sindromën Down në Shqipëri.

 

Objektivat e Down Syndrome Albania

Informim

1. Shpërndarje informacioni për të gjitha aspektet e sindromës Down duke përfshirë, të drejtat e tyre, aspektin shëndetësor, ndërhyrjen e hershme, arsimimin, kujdesin social, punësimin, mbështetjen ekonomike, etj…, nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informimit si: publikimeve në website, botimit dhe publikimit të librave, revistave, broshurave etj.
2. Organizimi i trajnimeve, konferencave, seminarve me qëllim informimin dhe risitë mbi sindromën Down.
3. Vendosje e marrëdhënieve me specialistë të fushës si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit me organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit.

 

Ndërgjegjësim

1. Organizimi i fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme me qëllim informimin dhe promovimin e të drejtave të personave me sindromën Down.
2. Promovim i 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down sipas udhëzimeve të Kombëve të Bashkuara që e vëzhgojnë këtë ditë zyrtarisht që prej vitit 2012.
3. Promovim i muajit Tetor si muaj i ndërgjegjësimit mbi sindromën Down. Muaji tetor i dedikohet fëmijëve dhe të rriturve me sindormën Down dhe promovimi i tij si muaj ndërgjegjësues bëhet me anë të aktiviteteve të ndryshme, të cilat kanë për qëllim ndërgjegjësimin për të drejtat dhe potencialin që kanë personat me këtë sindromë për të qenë pjesëtarë të barabartë dhe aktiv në shoqëri.

 

Përfaqësim

1. Lobim dhe advokim për të drejtat e fëmijëve dhe të rriturve me sindromën Down bazuar në “Konventën për të Drejtat e Njeriut” dhe “Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar”.
2. Zhvillim i një forumi për personat me sindromën Down, prindërit e tyre dhe grupe të tjera interesi ku ata njihen dhe ndajnë përvojat e tyre me njëri – tjetrin.
3. Zhvillim i një bazë të dhënash për personat me sindromën Down në rang kombëtar.
4. Vendosja e marrëdhënieve institucionale me organizata, fondacione, institucione publike dhe private brenda dhe jashtë vendit, maternitete, jetimore, çerdhe, kopshte, shkolla, bashki, minibashki, ministri, punëdhënës për të siguruar bashkëpunim dhe mbështetje me qëllim gjithëpërfshirjen dhe përmirësimin e jetës së personave me sindromën Down në Shqipëri.

 

Mbështetje

1. Organizim, ofrim i terapive fizike, të zhvillimit, okupacionale, logopedi, muzikoterapi, etj…,për fëmijët me sindromën Down.
2. Organizim, ofrim i trajnimeve dhe terapive për aftësim për jetën për personat me sindromën Down të moshës mbi 14 vjeç, me qëllim përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.
3. Punësim dhe trajnim i specialistëve për: terapi fizike, terapi zhvillimi, terapi okupacionale, terapi gjuhe (logopedi), etj.
4. Trajnim dhe orientim për kujdestarë, mjekë, mësimdhënës, psikologë, terapistë zhvillimi, terapistë fizike, terapistë okupacionalë, logopedistë, punonjës social, etj.
5. Trajnim i prindërve ose kujdestarëve të personave me sindromën Down për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve me ushtrime praktike për terapinë fizike, të zhvillimit, okupacionale dhe terapinë e gjuhës.
6. Organizim i kurseve të ndryshme të rekreacionit dhe rekreacionit edukativ në fushën e artit dhe sportit.
7. Sjellje nga burime të huaja te besueshme, si organizata dhe qendra kërkim-zhvillimi, të praktikave dhe njohurive më të fundit për sindromën Down në fushat e kërkimit, zhvillimit dhe edukimit të personave me sindromën Down.
8. Mbledhje fondesh, pranim i donacioneve, trashëgimi, mjetete tjera financiare duke i regjistruar ato në librat financiare të veta pa pasur asnjë qëllim fitimi financiar por duke i përdorur në përputhje me qëllimet e organizatës dhe për përmirësimin e personave me sindromën Down.

Dhuroni online në www.dsalbania.org