Ukraina është një vend që përflitet se mund të kthehet një arenë e re në një beteje të vjetër midis Perëndimit dhe Lindjes. Por pak kush e di se në Ukrainë prej mëse 300 vjetësh ndodhet një komunitet i vjetër shqiptarësh.

Shqiptarët filluan të emigrojnë drejt Ukrainës në fillim të shekullit të XVIII, por valët më të mëdha migruese drejt këtij vendi ndodhën në fillim të shekullit XIX, për të shpëtuar trazirave e rreziqeve të luftërave ruso-turke.

Banoret janë toskë, të shpërngulur nga rajoni i Pogradecit dhe Korçës, si pasojë e përndjekjes osmane. Pas një rrugëtimi nëpër Greqi, Bullgari e Rumani përfunduan në Ukrainë. Gjuha që flitet sot në këto katër fshatra, Karakurt (Zhovtnjovoje), Taz (Devneskoje), Tyshki (Gjeorgjevka) dhe Xhandran (Gamovra), është një përzierje e shqipes toske me rusishten. Por megjithatë zakonet, veshjet dhe tiparet dalluese mbeten të njëjta. Banorët e këtyre fshatrave e identifikojnë veten si shqiptarë.

Kryetari i Shoqatës “Rilindia”, një shqiptar, Rodion Pandar, lindi në Caracurt, u diplomua në një shkollë vendase dhe më pas në universitetin në Odesa. Ai kishte jetuar dhe punuar në Stamboll dhe Odesa për disa vite, por më në fund u kthye në vendlindjen e tij, Besarabia:

“Sipas traditës shqiptare, djali më i vogël (dhe unë jam djali i vetëm në familje, por kam një motër) duhet të qëndrojë në shtëpinë ku ka lindur. Kjo sepse ai është trashëgimtari. Kështu, pasi punova në Stamboll (nga viti 1994 deri në 1996), prindërit më thanë: “Bir, a po mendon të kthehesh në vendlindje?”. Unë i thashë: “Baba, por unë kam një biznes kaq të mirë në Turqi!” Dhe ai u përgjigj: “Nëse je shqiptar, hajde në shtëpi” dhe u ktheva.

Ky komunitet i izoluar ka nevojë urgjente për mësues të shqipes që gjuha të mos harrohet. Ne arkivin e tyre ruhen një numër i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetësh qe kur kane ardhur këtu. Duke mos pasur një dore përkujdesje dhe me kushtet ekonomike kjo dege kulture eventualisht shkon drejt asimilimit

Aktualisht në Ukrainë banojnë mbi katër mijë persona me origjinë shqiptare, shumica e të cilëve janë përqëndruar në tre katunde të Kara-Kurtit, në rajonin e Odesës.