Diaspora në Bullgari ka rrënjë të hershme. Ajo nisi te formohej diku nga shekulli XV-të. Popullsitë e zonave kryesisht nga Korça, Elbasani, Çermenika, Golloborda, Dibra, Mati etj.

Flukset erdhe si rezultat i përndjekjeve Osmane, por edhe duke migruar si punonjës stinore, zejtare, tregëtarë, mjeshtra ndërtues apo argatë në bujqësi. Më vonë një pjesë e tyre u vendosën në Ukraine, ndërsa nje grup tjeter ne Trakinė jugore. Nje vale tjetër migrimi ndodhi gjate shekujve XIX-XX, të cilët u vendosen ne Sofie dhe qytetet e mëdha.

Shqiptarët që u vendosen ne Mandricë u përfshinë në marrëveshjen dypalëshe për mbrojtjen e pakicave dhe sot numërohen rreth 220 shqiptarë në Bullgari. Ndër shoqatat më kryesore të shqiptarëve në Bullgari ishte “Dëshira” themeluar në 1884, e cila u shtri në shumicën e qyteteve të Bullgarise.

Me veprimtarinë e saj dhe të shtypshkronjës “Mbrothësia” dha nje kontribut të shquar për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave dhe vlerave shoqërore e kombëtare shqiptare në Bullgari.