Diaspora e vjetër shqiptare lidhet kryesisht me arbëreshët. Zhvillimet politike në shekujt XIV-XV të nxitur nga epopeja e Skënderbeut detyruan shumë arbër që të vendoseshin në Itali. Mëse 5 shekuj në Itali ky komunitet arbëresh ka ngrirë në celuloidin e historisë, duke na dhënë një dritare në të kaluarën se si ishin, doket, zakonet dhe gjuha në kohën e Skënderbeut.  Ata jo vetëm që kanë arritur ta ruajnë shumë mirë zakonet e shqiptarëve në trevat e Italisë por kanë qenë kontributor aktiv në jetën politike dhe shoqërore të Italisë dhe Shqipërisë duke shërbyer si urë lidhëse mes dy popujve dhe kulturave në histori.

Sot Arbëreshët përbëjnë një nga pakicat etno-gjuhësore më të mëdha në Itali dhe që nga viti 1999 dialekti arbëresh i shqipes njihet nga ligji si gjuha e “pakicës etnike dhe gjuhësore”. Te dhënat mungojnë por sot përllogariten diku nga një deri në dy milionë arbëreshë.

Diaspora e re karakterizohet nga emigrimi masiv drejt Italisë me rënien e sistemit komunist në vend. Shqiptarët përbëjnë komunitetin e dytë më të madh të emigrantëve në vend. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë, aktualisht aty jetojnë dhe punojnë afro gjysmë milion shqiptarë. Sot këta shqiptarë kanë arritur të inkorporohen më së miri në jetën e vendit. Sot organizohen mjaft aktivitete të ndryshme me qëllim ruajtjen e traditave shqiptare, kostumeve dhe vlerave kombëtare.