Koronavirusi është një virus që ka pasur vdekje si çdo virus tjetër që qarkullon në Botë.

Mos u bëj statistikë, ndiq këto këshilla:

1. Mos pështyni përtokë apo kudo që ju vjen.
2. Mos shfryni hundët me dorë e të prekni me ato duar çdo gjë.
3. Të kini kurajon që tu thoni mos pështyj e mos shfry hundët në atë mënyrë kujtdo.
4. Mos kruani hundët me vend e pa vend e pastaj të prekni çdo gjë.
5. Mos shfryni hundët në shami prej letre disa herë e ta mbani atë shami nëpër xhepa.
6. Mos prekni hundën, gojën, sytë me vend e pa vend.
7. Mos i lini apo mos i hidhni shamitë prej letre me të shfryrat e hundëve kudo që të mundeni po hidhini menjëherë në një kosh plehrash të mbyllur.
8. Mësohuni të tështini duke vendosur gropëzën e bërrylit përpara hundës e gojës.
9. Lani duart vazhdimisht me ujë e sapun.
10. Nëse nuk keni për momentin ujë e sapun pastrojini me dezinfektant dhe pastaj sapo të gjeni mundësinë lajini duart me ujë e sapun. Kur blini mos harroni të blini dhe dezinfetantin dhe mbajeni në çante apo xhep atë kudo siç mbani të kuqin e buzës apo kuletën.
11. Pastroni vazhdimisht sipërfaqet ku punoni me pastrues të zakonshëm.
12. Lani mirë dyshemetë e pastroni.
13. Ajrosni shpesh mjediset ku qëndroni.
14. Mos vizitoni atë që është i sëmurë.
15. Mos shkoni në punë kur jeni të sëmurë.
16. Mos udhëtoni kur jeni të sëmurë.
17. Kur jeni të sëmurë tregoni për sëmundjen tuaj nëse jeni në avion, aeroport, port, traget, autobuz, pikë kufitare detare apo tokësore.
18. Tregoni ku keni udhëtuar dhe jepni numrat e saktë të kontaktit dhe identitetit tuaj për shërbimet shëndetësore.
20. Dhe mos u puthni dhe përqafohuni me vend e pa vend e mos e jepni aq shumë dorën sa herë takoni dikë.
21. Pastroni çdo vend publik.
22. E mos i tështini mu në turi kujtdo që keni përpara në autobuz, makinë apo dyqan, etj.

 

Nga doktoreshë Silva Bino ;