Emri i tij është Brynjar Karl, “Djali LEGO”, një djalë autik që është bërë i famshëm në të gjithë botën për ndërtimin e Titanikut më të madh në botë me tulla Lego.

Djali Islandez, i cili tani është 16 vjeç, filloi ndërtimin e anijes kur ishte vetëm 10 vjeç, duke përdorur 56 mijë copë Lego, e cila më pas u bë 65 mijë. Në 11 muaj punë të palodhur, me mbështetjen e familjes, miqve dhe ndjekësve, ai arriti të përfundojë Titanikun e tij, i cili është i gjatë 8 metra dhe i gjërë 1.5 metra.

Pasioni i tij për tullat me ngjyra fillon në kohën kur ai ishte vetëm 5 vjeç. Ndërtimi i Titanikut jo vetëm që e bëri atë të famshëm, por gjithashtu e ndihmoi atë të besonte më shumë në vetvete, duke e inkurajuar atë të ishte një shembull për fëmijët e tjerë, siç raportohet në faqen e tij të internetit:

“Sot e ndjek anijen time kudo ku shkoj dhe u them njerëzve se si e kam ndërtuar, duke i inkurajuar fëmijët të ndjekin qëllimet e tyre ambicioze, sepse nëse e bëra unë, çdokush mund ta bëjë atë!”

Një nga qëllimet e tij, është që të ndihmojë fëmijët autikë që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre:

“Kam pasur fatin të kem ndihmën dhe mundësinë për të arritur ëndrrën time me ndihmën e qindra njerëzve. Tani do të dëshiroja të përdorja rrjetin tim për të ndihmuar fëmijët e tjerë me autizëm të arrijnë ëndrrat e tyre. ”