Musa e Dona janë të parët që janë zgjuar. Ata qëndrojnë në krevat ku shkëmbejnë puthje e përqafime.
Musa thotë se qëndrimi 24 orë brenda në shtëpi dhe me të njëjtit njerëz po i bën nervozë banorët.
“Ne që qëndrojmë 24 orë bashkë kemi shumë gjëra të amlifikuara dhe nervozizëm të akumuluar”, thotë ai duke sjellë si shembull Ervinin, që sipas Musës po e vuan më shumë nga të gjithë këtë.
Më pas, çifti kujton një përplasje që patën me njëri-tjetrin. Donës nuk i kishte pëlqyer toni i përdorur nga Musa në debatin mes tyre, ndërsa ai mundohet të justifikohet.
“Edhe unë mund të kisha bërë rolin tim e të bërtisja të bëja si histerike”, ja kthen Dona.