Qëkur lançoi albumin debutues në vitin 2017, Dua Lipa nuk ka ditur të ndalet. Ka bërë turne, ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj dhe muzika e saj ka qenë në krye të klasifikimeve kudo në botë. Këngëtarja me origjinë nga Kosova fitoi vjet “Best New Artist” në “MTV EMA” dhe tani është nominuar në kategorinë “Best Artist”, përkrahë Drake, Ariana Grande, Camila Cabello dhe Post Malone.

Ja disa arsye se përse Dua Lipa duhet të jetë Artisja më e Mirë për vitin 2018, sipas “MTV”-së:

Dua Lipa është artistja më e re që ka një videoklip me mbi 1 miliard shikimesh në “YouTube”.

“New Rules” u pasua me një super këngë si “IDGAF”.

Bashkëpunimi me Calvin Harrisin në këngën “One Kiss” bëri që të pushtojë top listat botërore gjatë gjithë verës.

Dua pati bashkëpunime të suksesshme me Silk City, Aka Diplo dhe Mark Ronson për hitin “Electricity.

Bop incoming ⚡️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) onJun 28, 2018 at 12:50pm PDT

Videoja e këngës “Electricity” ishte një super hit në të gjitha aspektet. Ajo ishte artistja me më shumë nominime në “Brit Awards”. Dua pati një performancë të shkëlqyeshme të këngës “IDGAF” së bashku me Charli XCX, Zara Larsson, Alma dhe MO. Dua shtoi tre këngë të reja, “Want To”, “Running” dhe “Kiss And Make Up”, për edicionin “deluxe” të albumit debutues “Dua Lipa”.