Talenti i saj është i jashtëzakonshëm. Dua Lipa ndonëse vetëm 23 vjeçe është bërë pjesë e shumë skenave botërore. Performancat e saj kanë elektrizuar sallat gjigante.

Suksesi i saj ka bërë që platforma muzikore Spotify të vendosë një reklamë për të në “Times Square”, në New York. “Nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruhej në këtë posterin gjigant, duke bërë krenarë shqiptarët anë e kënd botës.

Dua Lipa ka rrëmbyer shumë çmime si “Artistja e re më e mirë” por ka thyer dhe shumë rekorde. I fundit është ai për albumin më të dëgjuar në botë. 23- vjeçarja me albumin e saj, të titulluar “1989” i konsideruar si “Pop perfeksion” u bë artistja e parë femër që merr këtë titull. Ajo la pas këngëtare si Taylor Sëift, Katy Perry dhe Ariana Grande.