Fushata e re …. më shumë se TV

Në kushtet e veçanta të pandemisë, kur distanca fizike u trumbetua dhe vazhdon të trumbetohet, TiBO gjen një mënyrë që të bashkojë shqiptarët në kurorën e një platforme të vetme argëtuese, ku strehon Digitalb, Tring, Supersport, Top Channel, Klan e RTSH, dhe dërgon sinjalin shqiptar në mbarë botën.

Kemi zgjedhur gjithmonë të bashkohemi sepse nuk kemi kohë të jemi të ndarë. Pandemia, me gjasë, do të zgjasë, por TiBO shpaloset sot me një erë të re prezantimi në një logo pa kufij ekranesh, dëshirë për përqafim për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, me etjen për gjuhën shqipe dhe mall për Shqipërinë.

Jemi bashkuar me Marin Memën për fushatën e re te TiBO-s, duke menduar që një gazetar dhe patriot si ai, i përket filozofisë së kompanisë sonë, të mendësisë sonë, dhe të shumë shqiptarëve si ne, të cilët bëjnë përpjekjet e tyre që një copëz Shqipërie ta kujtojnë dhe të mos e harrojnë, qoftë me mjekësi, shkencë, art, sport apo letërsi.

TiBO e bën këtë me një fole, ku rrinë bashkë të gjitha platformat kombëtare, që ne të mbërrijmë nëpër shtëpitë e shqiptarëve kurdo, dhe dera të na hapet pa trokitur, aty ku dëshira rri pa e venitur.

Në harkun kohor të shtatë vjetëve, u përpoqëm të ceknim planetin nëpërmjet satelitit dhe internetit, ndërsa për ata që udhëtojnë gjatë për të shkuar në punë, vendosëm aplikacionin TiBO në telefon, për pak shoqëri në shqip. Besojmë ia kemi dalë në synimin tonë.

Ne në TiBO, prej shtatë vitesh, punojmë plot pasion e këmbëngulje, si çdo shqiptar i mirë, dhe Marin Mema do ta përcjellë këtë natyrshëm dhe thjesht me fushatën e re, sepse në fund të fundit bota e gjithsecilit është mjaftueshëm e vështirë sot, dhe vetëm qëllimet e përbashkëta dhe përpjekjet e pashtershme, e bëjnë atë më të lehtë për ta jetuar dhe më të bukur për ta shijuar.

Ndaj TiBO mbërrin çdo ditë tek ju me larminë e vendit tonë me të gjitha ngjyrat e tij, nganjëherë të ndezura, nganjëherë të zbehura. Por Shqipëria është bota jonë. Dhe ti shqiptar….

TI BOta ime je.