Paulo Dybala e kishte barazuar më parë legjendën e Juventusit, Michel Platini, ndërsa të martën e ka parakaluar në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e bardhezinjve.

Argjentinasi ishte përgatitur për këtë, pasi e festoi një nga dy golat kundër Zenitit (4-2) sikurse Platini pati bërë në vitin 1985 në shenjë proteste. Këtë herë Dybala nuk e bëri me atë arsye, por për ta nderuar francezin.

“La Joya” tani numëron 106 gola, dy më shumë se Platini dhe ka barazuar e parakaluar John Charles (105 gola), duke iu afruar dhjetëshes me më shumë gola në historinë e Juventusit.

Roberto Baggio numëron 115 gola, në 200 ndeshje, dhe Dybala i ka të gjitha mundësitë ta kapë e ta kalojë/Oversport.tv