Shqipëria luan këtë të shtunë në Hungari, mirëpo interes të madh ka edhe përballja e 3 ditëve në vonë në Tiranë. Për sfidën e të martës ndaj Polonisë në faqen zyrtare të FSHF, për sektorin e biletave online, është njoftuar se nuk ka më asnjë biletë në shitje.

“Sold out”, pra që nënkupton një impiant të mbushur në kapacitet maksimal, bën me dije shënimi i FSHF-së në faqen zyrtare.

Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe gjasat janë që në realitet të ketë një stadium të tejmbushur, thuajse plot deri në kapacitetin 22000 vende.

Megjithatë, duhet pritur për një konfirmim ditën e ndeshjes, duke qenë se në vend kapaciteti i impianteve për ndeshje sportive është ende në masën 30%.

Ndoshta një marrëvëshje nën zë mes FSHF-së dhe qeverisë ka bërë që të shiten të gjitha biletat, ose thjeshtë institucioni i futboillit ka guxuar, nisur nga interesimi kaq i madh dhe fakti që mund të bëhet fjalë për një ndeshje historike, e cila në rast rezultati pozitiv ndaj Hungarisë, me Poloninë vendoset bileta p[ër në fazën “Play Off” drejt “Katar 2022”.

Sadoqoftë numri i tifozëve në stadium, janë edhe tifozëria ultrase ajo që premton spektakël pasi këtë herë së bashku me grupimin ultras TKZ, do të jenë të gjithë grupimet e tjera/Oversport.tv