TIBO ka zgjeruar rrjetin e dyqaneve për t’iu gjendur më pranë abonentëve të saj dhe brenda vitit 2021 pret të hapë edhe tre dyqane të tjera.
Shërbimet TIBO TV, internet ULTRA, apo të pajisjeve “Smart-Home” do mund t’i gjeni në disa zona të Tiranës, Durrësit, por jo vetëm, pasi zgjerimi nuk ndalet këtu.
TIBO është kujdesur që të gjitha dyqanet të jenë të arreduar sipas një stili tejet të veçantë që e dallon nga të tjerët për nga dizajni, ngjyrat dhe vendosja. Sa herë do të vizitoni dyqanet tona do keni ndjesi më vete.
TIBO Points në të katërta anët e Tiranës:
– Zyrat qendrore – “Rruga e Kavajës”, përballë “Kompleksit Delijorgji”.
Unik në llojin e tij, i formatit “shop-in-shop”, kjo pikë e shitjes TIBO është e integruar në një bar-restorant. Klientët kanë mundësinë që nën rehatinë e një stili fantastik arredimi, të konsumojnë një kafe, apo ushqim teksa paralelisht mund të kryejnë blerje apo pagesa abonimesh në TIBO (rihapja brenda muajit nëntor).
– Tibo Store Rr. e Kavajes, ish-parku i autobusëve
Dyqani i ri TIBO Point RR. e Kavajës është një tjetër hap që na mundëson të jemi gjithnjë e më pranë fizikisht me abonentët tanë!
– Tibo Store Komuna e Parisit
Na gjeni në pikën e re të shitjes në Komunën e Parisit!
TIBO vazhdon të vijë gjithmonë e më pranë abonentëve me shërbimet që ofrojmë në të gjitha dyqanet tona!
Të gjithë banuesit e Komunës së Parisit mund ta vizitojnë këtë TIBO POINT për të zbuluar botën fantastike me ofertat tona!
– “Xhamlliku” – Sheshi “Franz Joseph Strauss”.
Gjendur në pjesën lindore të Tiranës, dyqani TIBO në këtë zonë u sjell më pranë klientëve shërbimet dhe produktet tona.
– “Unaza e re” – “Rruga Teodor Keko”, zona e Astirit.
Një nga zonat me zhvillimin më të vrullshëm në kryeqytet shërbehet nga TIBO me një dyqan të dedikuar duke shkurtuar kohë dhe distanca për klientët e saj.
– “Sauku” – “Rruga e Elbasanit”.
Periferia e Tiranës meriton të gjitha shërbimet e mundshme dhe TIBO nuk bën përjashtim në këtë pjesë.
TIBO Points në Durrës:
TIBO është kujdesur që të jetë prezent në Durrës me të paktën dy dyqane në pikat kyçe të hyrje-daljeve nga qyteti.
– Porti – “Rruga e Doganës”, pranë Portit Durrës.
– “Ura e Dajlanit” – “Rruga Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit.
TIBO Point në Britani të Madhe:
– Angli, Londër – 298 Hoe St. Walthamstow, E17 9QD.
TIBO nuk ka kufij dhe i shërben shqiptarëve kudo që ndodhen, veçanërisht në Angli, ku tashmë ka dhe një dyqan të dedikuar.
Abonimet/riabonimet për TIBO TV mund të bëhen në të gjitha dyqanet apo distributorët TIBO, si dhe online, – për më shumë kliko këtu.
Për sqarime të mëtejshme kontaktoni shërbimin ndaj klientit.
(Tel: +355 44 314 444; +355 67 6006 767; +355 68 9082 244).
Zbuloni të gjithë dyqanet dhe distributorët Tibo duke klikuar këtu.
Lexoni gjithashtu: