Momente fantastike, që do mbahen mend gjatë nga ky EURO 2016.
Tifozëria më e bukur në Francë këtë Europian 2016, ishte padyshim tifozëria shqiptare. E cilësuar si tifozëria më e zjarrtë dhe më serioze nga UEFA, sepse për asnjë çast nuk ndaloi së brohorituri për kombëtaren e saj pavarësisht rezultateve dhe në çdo rast ruajti seriozitetin dhe respektoi të gjitha rregullat e vendosura në këtë EURO 2016.
Kjo video e realizuar nga TiBO IPTV arriti kulmin e klikimeve dhe shpërndarjeve në mediat sociale pasi arriti që të përcillte emocione të zjarrta me fotot më të bukura që u postuan nga tifozët dhe që na krenuan të gjithëve me bukurinë dhe qytetarinë e treguar gjatë Europianit 2016.