Angelina, e cila asokohe ishte vetëm 23 vjeç, përshkruan përvojën e saj prej “ritualeve të Illuminatit”, të cilat ishin sekrete për shoqërinë. Në vitin 1999, një burim anonim kishte filmuar fshehurazi Jolien me miqtë e saj të ngushtë teksa po përshkruante ritualet e tmerrshme që të famshmit duhet t’i nënshtrohen para se të bëhen anëtarë të kësaj shoqërie sekrete. “Gjatë ritualit në Illuminati, ju do të lidheni, përdhunoheni dhe torturoheni prej anëtarëve të tjerë”, tha aktorja, e cila dukej e mllefosur me “shoqërinë e fshehtë”. Ajo shpjegoi se ka mbytur një gjarpër dhe më pas, të njëjtin e ka vizatuar në trup si pjesë e ritualit.

Është e njohur se shumë anëtarë të Illuminatit kanë tatuazhe në trup që përfaqësojnë një pjesë të ceremonisë, si mënyrë e sakrificës për Satanin. “Gjarprin tim e kam vrarë”, ka thënë ndër të tjerash aktorja 41-vjeçare.

Aktorja pranon se i ka inkurajuar kolegët e tjerë që t’i bashkohen Illuminatit, pasi që besonte se në këtë formë do të kishin sukses në karrierën e tyre në Hollyëood.

Jolie ja ka treguar pamjet e ritualit një mike të saj, një gjë e cila është rreptësisht e ndaluar. “Unë e kam parë filmin, të cilin Angelina e kishte regjistruar atë natë. Njerëzit janë shumë të zymtë. Aq sa ishte fantastike të shihen qartazi videot rreth jetës seksuale të shumë personaliteteve, aq shumë ishte edhe e çuditshme. Unë i pashë fotografitë më të mahnitshme dhe komprometuese të njerëzve”, tha mikesha e aktores, e cila kishte mbetur pa fjalë teksa shihte skena të pa imagjinuara të aktorëve.