Jemi krenarë që po sjellim tek ju një revolucion në fushën e argëtimit televiziv! Duke filluar nga data 1 gusht, në platformën TIBO erdhën 11 kanale të reja me përmbajtje të shumëllojshme si: filma, seriale, dokumentarë, argëtim për fëmijë dhe eventet sportive më të ndjekura ekskluzivisht në TIBO. Të gjitha këto kanale u shtohen kanaleve origjinale të TIBO, të cilat do përditësohen me imazh dhe përmbajtje të re. Çdo gjë që u fol më sipër vijnë tek abonentët tanë pa asnjë kosto të shtuar mbi paketat të cilat do vazhdojnë të përmbajnë të gjitha kanalet e tjera ekzistente.

Jemi kujdesur për të siguruar që çdo gjë që do transmetohet në këto kanale të jetë krejtësisht brenda standardeve tona të larta për cilësinë. Me këtë format inovativ të transmetimit në TIBO do sjellim tek të gjithë abonentët filmat më të rinj dhe hitet më të mëdha nga shtëpitë kinematografike më të njohura, serialet më të ndjekura në të gjithë botën, ndërthurjen e përsosur të argëtimit dhe edukimit për fëmijët tuaj, dokumentarët më interesantë dhe intrigues si dhe transmetimin ekskluziv të Serie A TIM së bashku me plot evente të shumëllojshme sportive në partneritet teknologjik me platformën sportive OVERSPORT.

Më konkretisht, një listë me gjithçka që do transmetohet në TIBO duke filluar nga data 1 gusht:

  • Prime 1Prime 2t-Actiont-Dramat-Comedy, dhet-Thriller dedikuar filmave.
  • t-Serialpër serialet me prurje krejtësisht të reja.
  • Ding Dongdhe Clover,  për fëmijët nga 3 deri në 14 vjeç.
  • t-Doc 1dhe t-Doc2 vetëm për dokumentarë.

Si dhe kanalet ekzistentë të cilët do përditësohen:

  • Kanalet e filmave Godfather, Sofa, GBC Movie 1, GBC Movie 2, GBC Comedy, GBC Comic, GBC Memory.
  • Kanali për fëmijë
  • Kanalet dokumentarë GBC Doc1, GBC Doc2, GBC Sport.
  • 3 kanale nga Shqipëria etnike Çamëria, Hareja, Film shqip të pasura me përmbajtje kulturore.

Të gjitha këto u shtohen katalogut me qindra kanale nga Shqipëria dhe globi të cilat janë transmetuar gjatë viteve në TIBO. Duam gjithashtu të theksojmë se:

TË GJITHA KANALET DIGITALB DHE SUPERSPORT DO VAZHDOJNË TË TRANSMETOHEN NË TIBO DERI MË DATË 1 QERSHOR 2022.

I gjithë ky projekt ka qenë në punim prej kohësh. Ai filloi kur vumë re se skena e argëtimit familjar, veçanërisht ajo e argëtimit televiziv, po hynte në një periudhë tranzicioni. Duke ndjekur parimet tona mbi inovacionin, adaptimin dhe integrimin e modernitetit në çdo gjë që bëjmë, ne filluam të përsosnim platformën tonë për të qëndruar në krye të nevojave të përdoruesve.

I gjithë ky ndryshim revolucionar vjen si pasojë e misionit themelor të kompanisë tonë. Ne synojmë gjithnjë të ofrojmë vetëm produktet, shërbimet dhe mbi të gjitha përvojat më të mira për të gjithë përdoruesit tanë. Abonohuni tani dhe merrni në dorë çelësin e një bote fantastike, gati për t’u zbuluar nga ju!