Emetimet globale të karbonit po kthehen në nivelet e vitit 2019 pasi ranë me 5.4% gjatë fillimit të pandemisë.

Emetimet parashikohen të arrijnë në 36.4 miliardë tonë dioksid karboni këtë vit, një rritje prej 4.9% nga viti 2020, tha në një raport Projekti Global i Karbonit.

Sipas ekspertëve emetimet prej qymyr-drurit dhe gazit pritet të shkojnë mbi nivelet e vitit 2019, ndërsa emetimet nga nafta mbeten ende nën nivelet e tyre të vitit 2019.

SHBA dhe BE mbeten nën nivelet e vitit 2019, ndërsa Kina dhe India parashikohen të kenë rritje me 4.4-5.5%.

Raporti thotë se përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë është 49% mbi nivelet e viteve 1800-1900.

Raporti vjen ndërsa vendet diskutojnë krizën e klimës në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në Glasgow, COP26.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se qëllimi i marrëveshjes së Parisit për klimën (viti 2016) për të kufizuar ngrohjen në 1.5 gradë Celsius është i paarritshëm nëse nuk ndodhin ndryshime të shpejta.