Endri Fuga do të jetë drejtues i Agjencisë për Media dhe Informim, strukturë e ngritur nga Kryeministri Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit si instancë e cila do të koordinojë informacionet e qeverisë për mediat.

Vendimi i emërimit të tij është bërë disa javë pasi qeveria e pati miratuar formimin e Agjencisë.

Fuga është një emër i njohur për mediat, pasi ai ka mbajtur rolin e zëdhënësit të Ramës që prej kohës kur ky i fundit ka drejtuar Bashkinë Tiranë.

Agjencia për Media dhe Informim do të ketë në varësi zëdhënësit e ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore teksa në organikën e saj do të angazhohen të paktën 60 punonjës.