Berta, guvernantja në shtëpinë e Bartolos në kryeveprën komike “Berberi i Seviljes”  ishte roli që mbylli vitin e Enkeleda Kamanit në të njohurin dhe shumë të lakmuarin e zërave lirikë, “La Scala”. Një shfaqje e madhe që teatri ia dedikon fëmijëve e që ndërtohet kryesisht me të rinjtë e përzgjedhur të Akademisë “La Scala” e ku Enkeleda studion prej muajsh.

Në gjashtë muajt e qëndrimit në Italia, personazhi i Bertës në operan me muzikë të Gioachino Rossini, nuk ishte angazhimi i vetëm i sopranos. Në teatrin e Como-s, me një tjetër kompozim të Rossinit, “Petite messe solennelle”, “Flauti Magjik” të Mozart apo në operan “Hansel dhe Gretel” sërish në “La Scala”.

Rezultati i parë është….

E vogël thotë se kishte një ëndërr, të këndonte në “La Scala”. E rritur dhe me një karrierë të nisur në këtë skenë me shumë përulësi, një virtyt që i vjen natyrshëm, detyra që i ka ngarkuar vetes është vetëm një.

Burimi / Tv Klan