Emocionet e ndeshjeve finale në ligat më elitare do t’ju mbajnë të mbërthyer para ekranit me TiBO IPTV, shtëpinë e të gjithë kampionateve të futbollit dhe zgjedhja e parë e shqiptarëve kudo në Botë. 

Premier League me vetëm 4 javë nga fundi, sheh si kryesues Liverpool-in me 2 pikë diferencë nga vendi i 2-të Manchester City. Edhe pse Man. City ka një ndeshje më pak, përballjet me Tottenham dhe Manchester United e bëjnë më të vështirë fitimin e titullit.

Serie A me vetëm 6 javë nga fundi sheh si dominues Juventus-in me 17 pikë më shumë nga vendi i 2-të Napoli. Gara mbetet e hapur për vendin e katërt, ku Milan-i, Roma, Atalanta dhe Lazio luftojnë për një vend në Champions.

La Liga gjithçka duket e përfunduar me Barcelonën e cila kryeson me 9 pikë nga ndjekësi Atletico Madrid, me 6 javë të mbetura.

Bundesliga, 5 javë nga fundi, titulli mbetet ende i hapur. Vetëm 1 pikë ndan Bayern Munchen kryesues me Dortmund-in ndjekës.

Bashkë me këtë pranverë shpërthyese sportive, TiBO prezanton superofertën DUO për 4 ekrane paralelisht me vetëm +40 EUR shtesë.

Për çdo Abonim apo Riabonim në paketën 12 mujore Premium me TiBO Box, mund të merrni dhe 1 abonim për Smart TV Android 12 mujor duke shtuar vetëm +40 EUR. Në të njëjtën ofertë dhe pa asnjë pagesë shtesë, ju përfitoni dhe 2 abonime 12 mujore për TV në mobile apo tablet DHURATË. SUPEROFERTA është e vlefshme deri në fund të muajit Prill në të gjitha dyqanet dhe online.