Ermal Meta ka nisur një turne të veçantë në Itali. Së bashku me kuartetin e harqeve “GnuQuartet”, mbushin teatrot dhe magjepsin publikun me muzikën dhe sigurisht me zërin e tij.

Një ndër etapat, surprizë, ishte dhe Tirana. Meta dhe “GnuQuartet” ndezën Pallatin e Kongreseve, të mbushur plot e për plot, për të qenë të pranishëm në një koncert të veçantë dhe mbresëlënës.

Këngëtari shqiptar falënderoi në rrjetet sociale publikun bashkëkombës për praninë e tyre dhe e bëri në mënyrën që di vetëm ai, thjesht dhe ngrohtë.

#Tirana #falemnderit #tourneiteatri #grazie

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on