Vanity Fair Italia në një shkrim dhe intervistë për këngëtarin shqiptar, fitues të Sanremos, Ermal Meta shkruan për pasionin e tij për këngën, ato çfarë ka arritur deri tani dhe për të ardhmen.

 

Ai thotë se herë pas here duhet një pushim, dhe vitin tjetër nuk ka koncerte, por udhëtime. Ndërsa për Shqipërinë, Ermali thotë se kthehet herë pas here, dhe e merr malli të dëgjojë gjuhën mëmë.

Si po e jetoni këtë sukses? Në një vit ju ndryshoi jeta.
Gjithçka është dyfishuar krahasuar me vitin e shkuar. Ndërveprimet në rrjetet sociale, disqet e shitura. Mendova se i kisha lodhur njerëzit, pas tre vitesh. Duhet heshtja herë pas here: vitin e ardhshëm nuk ka koncerte, 2019 do të jetë një vit pushimi.

Pse?
Kam nevojë të shlodhem pak, të udhëtoj. Më pëlqen të shkoj në Indi: të shkruaja një roman të frymëzuar nga ato vende. Dua të marr me qira një “bed&breakfast” në Islandë, një dhomë me piano, vetëm për të shkruar. Pastaj dua të shkoj në Amerikë, nga bregu në breg me makinë, me vëllain tim. E ndoshta dhe në Japoni, dhe disku im i ardhshëm do të frymëzohet nga tinguj oriental.

Burimi / Top Channel