Pas triumfit në Sanremo Ermal Meta është ylli i momentit në Itali. Kënga e tij, “Non mi avete fatto niente” ka kapur majat e aplikacioneve online dhe është ndër më të dëgjuarat në radiot e vendit fqinj. Albumi i tretë i këngëtarit shqiptar “Non abbiamo armi” ka zënë menjëherë vendin e parë në klasifikimin e Industrisë Muzikor italiane.

Në pritje të nisjes së turit që do të nisë më 28 prill në të gjithë Italinë, Ermal Meta shijon momentin e artë duke thënë se ka ndryshuar shumë marrëdhënia e tij me njerëzit, çka sipas tij, është edhe më e rëndësishmja.

Këngëtari i ka dhënë fund zërave për një lidhje sentimentale me Fabrizio Moro-n, bashkëpunëtorin në këngën fituese të Sanremo-s. Homoseksualiteti nuk është diçka që duhet fshehur, por ja që më pëlqejnë gratë, ashtu siç i pëlqejnë edhe Fabrizio-s, tha Meta.

Burimi / Tv Klan