Pas dy ditësh diplomaci për krizën në Ukrainë, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë e Polonisë thanë se qëllimi i tyre kryesor ishte ruajtja e paqes në Evropë. Por ata paralajmëruan Rusinë për pasoja të rënda “politikisht, ekonomikisht dhe me siguri strategjike”, nëse nëse do të nisin inkursione të mëtejshme në Ukrainë.

Ishte një nga deklaratat më të forta për krizën aktuale nga kancelari Scholz. Gjermania është përballur me kritika për atë që është perceptuar si një përgjigje e dobët ndaj grumbullimit masiv të trupave ruse në kufirin ukrainas. Por një takim i fundit me Presidentin Biden duket se e ka forcuar vendosmërinë e kancelarit, i cili mori detyrën vetëm dy muaj më parë.

Një zëdhënës i Kremlinit hodhi poshtë raportet se Emmanuel Macron, presidenti francez dhe Vladimir Putin, lideri i Rusisë, kishin arritur marrëveshje në një takim të fundit për të de-përshkallëzuar krizën rreth ngritjes ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës, duke sugjeruar se ishte SHBA, jo Franca, që kishte qëndrimin për të negociuar një marrëveshje të tillë.

Presidenti polak, e quajti situatën më të vështirën që nga viti 1989. Ai tha se Evropa nuk i ka parë këto lloj lëvizje trupash që nga Lufta e Dytë Botërore.

Deri më tani nuk ka kompromis. Situata mund të shndërrohet në një zvarritje diplomatike të rrezikshme. Ndërsa kriza në Ukrainë vijon.