Tre ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja. Një udhëtim unik i dijes dhe përvojës 29 vjeçare të Vasil Naçit.

“Rruga drejt suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi me më shumë se 8,500 pjesëmarrës që prej vitit 20I6, i organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin.

Ideuar si event-trajnim përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy.

Duke kapërcyer sfidat me të cilat përballet i gjithë globi, “Rruga drejt suksesit” vjen në një format të ri. Tashmë “Live” në versionin online, cilido prej nesh, në çdo skaj të botës, në komoditetin e ambjentit ku ndodhen, mund të përfitojë nga vlera që “Rruga drejt suksesit” sjell.

Suksesi nuk është i rastësishëm. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në cilësinë e jetës dhe në arritjen e objektivave. Ndaj suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivojmë bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe sigurojmë mjetet e sistemet e duhura për progrès të vazhdueshëm.

“Rruga drejt suksesit” është një program unik, i cili mundëson rritjen e kontrollit mbi fushat më të rëndësishme të jetës, që nga shëndeti, emocionet, marrëdhëniet, karriera, financat, e deri tek manaxhimi i kohës. “Rruga drejt suksesit” përmbledh në 3 ditë, dhjetra vite përvojë, mësime, suksese dhe praktikat më të mira botërore.

“Rruga drejt suksesit” ka potencialin të transformojë rrënjësisht përvojën e çdo dite të jetës suaj. “Rruga drejt suksesit” do t’ju nxisë që të kërkoni më shumë nga jeta, duke u orientuar drejt zhvillimit personal dhe profesional, duke kuptuar se “magjia” ndodh vetën nëse çlirohemi nga “vargonjtë” e bindjeve penguese, fillojmë të veprojmë dhe jetojmë sipas potencialit të vërtetë.

Në event-trajnimin “Rruga drejt suksesit” ju do të njiheni me disa nga arsyet pse mendoni, ndjeni dhe silleni ashtu siç bëni tani. Ky program synon të ndihmojë këdo që dëshiron më shumë nga jeta. Jo gjithmonë e keni në dorë atë që të ndodh në jetë. Gjithsesi je ju ata që kontrollojnë totalisht sa ndikim do t’i lejoni realitetit të ketë në jetën tuaj, tani apo edhe në të ardhmen.

Nëse dikush investon vazhdimisht tek vetja, qartëson ëndrrat e tij, ka dëshirë, ka arsye të forta, vetëbesim dhe përkushtohet ta jetojë jetën ashtu siç e imagjinon, herët ose vonë do t’ia dalë ta arrijë suksesin. E gjitha nis brenda vetes tonë.

Nuk ka kohë më të mirë se TANI, për të nisur apo fuqizuar rrugëtimin tuaj drejt një jete siç e dëshironi.

www.rrugadrejtsuksesit.com