Sipas një burimi të besueshëm Facebook pritet të zhvillojë një funksion të ri që do i mundësoj dy personave të transmetojnë njëkohësisht Live.
Fillimisht ky lajm doli në qershor dhe sot më 22 Gusht ky funksion do të jetë në dispozicion vetëm për disa Figura Publike të cilët përdorin aplikacionin Facebook Mentions në iOS me një profil ose Faqe Facebook të verifikuar. Të gjithë përdoruesit e tjerë (jo të verifikuar) në SHBA thuhet që do e marrin funksionin e ri në Shtator.

Sipas një zëdhënësi të Facebook:
Në qershor, ne njoftuam se së shpejti do t’i mundësonim njerëzve që përdorin Facebook Live, të ftojnë një tjetër person në Facebook për t’u bashkuar me videon e tyre, të transmetojnë së bashku dhe të ndajnë të njëjtin ekran. Tani po fillojmë ta zhvillojmë këtë funksion të ri duke filluar me një numër të vogël Figurash Publike dhe Faqe në Facebook. Ne besojmë se kjo do e bëjë transmetimin Live më argëtuese dhe do të hapë mundësi të reja për transmetimet Live.