• TiBO IPTV Quad Core Box ATV387 prezanton hapin më të fundit të teknologjisë me Amlogic S812 Qual Core CPU,Quad Core Mali 450 GPU,2.0GHz dhe Android 4.4 OS.
  • Boxi është i pajisur me 1GB DDR3 RAM, 8GB NAND Flash, që lejon dekodimin e videos me cilësi maksimale UHD 3840*2160, H.265.
  • Përpos përdorimit të shërbimeve TiBO IPTV dhe cilësisë maksimale të videos, ky box i ri Quad Core ju lejon ta përdorni si router për të dhënë shërbimin Wi-Fi në të gjithë shtëpinë tuaj.
  • TiBO Box Quad Core ATV387 është një pajisje e thjeshtë për t’u lidhur dhe për t’u përdorur nga të gjithë pjesëtarët e familjes. Kur ju lidhni boxin e ri me televizorin tuaj HD, ky i fundit shndërrohet në një kompjuter smart Android.
  • Box-in TiBO ju mund ta përdorni edhe për live Chat, server lojërash, rrjetet sociale më të frekuentuara dhe qindra aplikacione që mund të shkarkoni vetë sipas dëshirës. Për këto shërbime ju kemi shtuar tastierën interaktive 2në1 me mouse dhe me tastierë.
  • Instalimi i box-it me internetin bëhet shumë thjesht jo vetëm me kabull por edhe me WiFi me sistemin N deri në 300MB për user. Për të përfituar shërbimet TiBO si fillim është e nevojshme të keni një linjë të shpejt interneti +3 Mbps pa limit. TiBO box, i përshtatet çdo lloj ambienti të shtëpisë tuaj dhe është lehtësisht i lëvizshëm nga një televizor në një tjetër.
  • TiBO ju mundëson zgjedhjen e ngjyrës së pajisjes: e bardhë/e zezë, për ta përshtatur më së miri me arredimin e shtëpisë.