TiBO TV i jep mundësinë të gjithë klientëve të rinj për të provuar pajisjen TiBO Android Box dhe shërbimet e TiBO TV me të drejtë kthimi pa komision për 10 ditë.
Për çdo anulim brenda 10 ditëve nga data e aktivizimit duhet të plotësohen këto pika:
- Klienti/distributori duhet të argumentojë arsyen e anulimit të abonimit.
- Kosto e transportit për kthimin e pajisjes merret përsipër nga klienti.
- TiBO TV nuk merr përsipër rimbursimin për kthimin e paketës me TiBO box pas 10 ditëve nga data e aktivizimit.
- Oferta “I Kënaqur ose i Rimbursuar”, do të aplikohet për ri-abonuesit vetëm në rastet kur bëjnë ndërrimin e pajisjes së vjetër DualCore me pajisjet e reja TiBO Android Box.
- Garancia e pajisjeve TiBO është 12 muaj nga data e blerjes.
KTHIMI
Të gjitha kthimet duhet të kryhen brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e blerjes. Të gjithë artikujt e kthyer duhet të jenë në gjendje të re dhe të papërdorura, me të gjitha etiketat dhe pjesët përbërëse origjinale të bashkëngjitura.
PROCESI I KTHIMIT
Për të kthyer një artikull/ shërbim, ju lutemi dërgoni me e-mail në shërbimin e klientit TiBO [info@tibo.tv] brenda afatit të parashikuar më sipër dhe do të merrni një Forme Zyrtare Kthimi (CRRF). Pas plotësimit me të dhëna të sakta të një CRRF,] stafit të TiBO i nevojiten 7 (shtatë) ditë pune për shqyrtimin dhe kthimin e përgjigjes.
Kujdes:
- Është përgjegjësia juaj plotësimi i CRRF me të dhëna të sakta pasi në të kundërt, kërkesa juaj do të klasifikohet e pavlefshme dhe për rrjedhojë nuk do të trajtohet.
Në rast të kthimit të një artikulli, ne rekomandojmë që të përdorni një metodë gjurmuese (tracking number) për të dërguar postën tuaj.
- Ju lutemi vini re, ju do të jeni përgjegjës për të gjitha tarifat e transportit të kthimit.
Rimbursimet
Pas marrjes së kthimit tuaj dhe inspektimit të gjendjes së artikullit tuaj, ne do të shqyrtojmë kërkesën tuaj brenda 7(shtatë) ditëve pune nga momenti i mbërritjes së artikullit pranë TiBO.
Në rast rimbursimi mund të duhen 48-72 orë për t’u shfaqur në deklaratën e kartës tuaj të kreditit, në varësi të kompanisë suaj të kartave të kreditit. Ne mund t’ju njoftojmë me e-mail kur kthimi juaj është përpunuar.
PËRJASHTIMET
Artikujt e mëposhtëm nuk mund të kthehen ose të këmbehen:
Artikujt e dëmtuar fizikisht dhe ose që i mungojnë pjesë përbërëse të tij apo paketimit të tij dhe ose i mungojnë etiketat dhe broshurat pjesë të paketimit.
PYETJE
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikën tonë të kthimit, ju lutemi na kontaktoni në:
Europë, Australi, Azi, Afrikë:
- (355) 44 31 4444 | Mob. (355) 676006767
SHBA, Kanada:
- (844) 842-6872 | Mob. (917) 775 5003 / (917) 775 5012
WhattsApp/Viber (+355) 68 908 2244
E-mail shërbimi ndaj klientit: info@tibo.tv