Kushte të Përgjithshme për të përfituar shërbimet TIBO.
Shërbimet TIBO ofrohen vetëm për qytetarët me kombësi shqiptare, si edhe për qytetar të huaj në vizitë ose rezident brenda territorit të Shqipërisë dhe Kosovës. / Awareness: TIBO services are offered only to citizens of Albanian nationality, as well as to foreign citizens visiting or residing within the territory of Albania and Kosovo.
Ju si qytetarë me kombësi shqiptare mund të përdorni/aksesoni aplikacionet dhe përmbajtjen e TIBO brenda vendit në të cilin keni krijuar llogarinë tuaj dhe vetëm në vendet gjeografike ku ne ofrojmë shërbimin tonë dhe kemi të licencuar nje përmbajtje të tillë. Përmbajtja e disponueshme mund të ndryshojë sipas vendndodhjes gjeografike dhe do të ndryshojë herë pas here.
Kujdes* Përdorimit të paisjeve/aplikacioneve/sistemeve që manipulojne IP dhe ose sistemin TIBO (psh. nëpërmjet VPN, Proxy, IP spoofing) për të aksesuar kontent/ program të paautorizuar për të cilin TIBO, si sistem origjine e ka kufizuar/ kushtëzuar kudo dhe ose në rajone apo IP të caktuara, përbën thyerje të termave dhe kushteve të përgjithshme dhe perveç penaliteteve ligjore sipas legjislacionit në fuqi, mund të sjellë mbylljen e menjëhershme të shërbimit nga TIBO.
Në mënyrë që të pranosh shërbimet e TiBO duhet të kesh lidhje të qëndrueshme në internet pa u kushtëzuar në operatorin (ISP) ofrues të internetit.
Abonenti, me pranimin e produkteve dhe shërbimeve TIBO, me vullnet të lirë pranon se mban përgjegjësi të plotë për përdorimin e pajisjeve dhe abonimeve në aplikacionet TiBO në përputhje me Kushtet për marrjen e shërbimit, të publikuara nga Shoqëria “TIBO” sh.p.k:
Abonenti deklaron se është me kombësi Shqiptare dhe se pajisjet dhe abonimet në aplikacionet TiBO do të përdoren prej tij në mënyrë të përshtatshme, pa e dëmtuar dhe pa e përdorur në ambiente publike në mënyrë të paautorizuar nga legjislacionet në fuqi të shteteve përkatëse.
Alsat-M është i vlefshëm vetëm për territorin e Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se vetëdeklarimi i rremë është një krim që ndiqet penalisht.
Përdorimi privat i pajisjeve apo aplikacioneve TiBO prej Abonentit në ambiente personale është i autorizuar, gjithmonë duke patur kujdes që përmbajtja e programeve televizivë të mos cënojë të drejtat e mbrojtura nga legjislacioni i shteteve përkatese, në territorin e të cilëve përdoren pajisjet apo abonimet TiBO.
Kushtet e zgjeruara të përdorimit të produkteve dhe shërbimeve TiBO gjenden të publikuara online në https://www.tibo.tv/kushtet-e-pergjithshme/ ndërsa kushtet e privatësisë sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila ka hyrë në fuqi me efekte të plota më 25 Maj 2018, gjenden të publikuara online në www.tibo.tv/kushtet-e-privatesise
Neni 1 – Përkufizime
“Abonenti TIBO“: janë të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë me kombësi shqiptare dhe ose resident në territorin e Shqipërisë, që abonohen në shërbimet e TiBO, për të bërë të mundur përfitimin e shërbimit IPTV/OTT vetëm për përdorim vetjak;
“Pajisjet TiBO” përfshijnë: aparatin/dekoderin me të cilin TiBO ofron shërbimet dhe ritransmetimin e kanaleve televizivë apo programeve televizive. Aparati vihet në dispozicion për Abonentin dhe funksionon nëpërmjet lidhjes me internet. Telekomanda 3N1 me tre funksione numra, mouse dhe tastierë. Fisha HDMI me të cilën bëjmë lidhjen e aparatit/dekoderit me televizorin. Ushqyes i cili shërben për të lidhur me rrymën elektrike aparatin/dekoderin.
“Aplikacionet TiBO” përfshijnë të gjitha programet softwerike me emrin dhe pronësinë TiBO në dyqanet e aplikacioneve online për servirjen e shërbimeve televizive në të gjitha pajisjet që mundësojnë shërbime TV OTT.
“Kostoja e operatorit“: janë shpenzimet manaxheriale, administrative, logjistike dhe komerciale të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, që TiBO i kërkon Abonentit në momentin e nënshkrimit të Kontratës;
“Kushtet e përgjithshme“: janë kushtet që rregullojnë dhe shërbejnë për mirëmbajtjen e marrëdhënies midis Abonentit dhe TiBO;
“Paketa“: është tërësia e përmbajtjes së ofruar në një mënyrë të koordinuar të programeve televizive e të kanaleve televizive nga TiBO si pjesë e Shërbimit;
“Platforma IPTV/OTT“: është infrastruktura teknike e ofruar nga TiBO, që përfshin ri-transmetimin e kanaleve televizive kombëtare dhe/ose ndërkombëtare, Video On Demand, Multivizion , Catchup, e shumë të tjera;
“Pay Per View“: është shërbimi, i cili i mundëson Abonentit mundësinë për të parë evente apo kanale televizive të ndryshme nëpërmjet mënyrës “paguaj për të parë”;
“Riabonimi”: është mundësia që i jepet Abonentit, i cili në momentin e mbarimit të mund të përfitojë shërbimet e ofruara nga TiBO duke paguar tarifën përkatëse.;
“Rrjeti/interneti“: është ura lidhëse, që përdoret për të naviguar në internet.
“Shërbimi“: janë të gjitha shërbimet që TiBO ofron duke filluar nga ritransmetimi i kanaleve televizive, Video On Demand, Multivizion, Catchup, etj;
“Taksa e Abonimit”: janë shumat që Abonenti duhet t’i paguajë, si tarifa për të përfituar çdo shërbim te TiBO;
“Territor“: është territori i Botës (territor shqiptar apo çdo territor tjetër) nga ku mund të aksesosh shërbimet TiBO sipas legjislacionit respektiv, nga i cili Abonenti mund të shikojë kanalet televizivë dhe programet televizive sipas të gjitha kushteve;
“TiBO sh.p.k“: është shoqëria tregtare, që është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Republikës së Shqipërisë në datën 8 Maj 2013, është mbajtëse e NIPT-it L31708013Q, që operon në sektorin televiziv digjital me parapagesë dhe i ofron Abonentëve kanalet televizive dhe programet televizive, por edhe shumë shërbime të tjera nëpërmjet sistemit IPTV / OTT dhe aparat/dekoderit TiBO.
“TiBO Video on Demand“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë në momentin që ai dëshiron filma, dokumentarë, evente muzikore apo sportive, etj, tjera programe televizive në një galeri të organizuar në formën e videotekës personale.
“TiBO Catch up“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë programet e kanaleve për ditët e kaluara.
“Pagesat Përsëritëse” jane pagesat ciklike me ose pa afat që kryhen për një ose disa nga planet/paketat e shërbimit që TiBO ofron dhe që aktivizohen sipas ciklit që klienti ka përzgjedhur…Mëso më shumë
Neni 2 – Përshkrimi i Shërbimit
TiBO nëpërmjet platformës IPTV/OTT ofron shërbime duke filluar nga ritransmetimi i kanaleve televizive dhe programeve televizive, Video On Demand, mundësinë e përdorimit të kësaj platforme dhe në kompjuter, tablet, smartphone (TiBO Multivizion), Smart TV, Set top Box (dekoder smart), Web TV, live Chat, server lojrash, social network më të përdorur, Catchup TV dhe aplikacione, që mund të shkarkohen sipas dëshirës.
Neni 3 – Aktivizimi i Shërbimit
3.1 TiBO i jep mundësinë Abonentit të zgjedhe paketat që dëshiron përmes kombinimeve të ndryshme që TiBO vë në dispozicion.
3.2. Abonenti për përdorimin e këtyre shërbimeve duhet:
- Të pranojë termat dhe kushtet në webin tibo.tv dhe ose të nënshkruajë një kontratë me TiBO për shërbimin në platformën TiBO Iptv/ OTT.
- Të zgjedhë midis pagesave përsëritëse mujore me afat të pacaktuar shërbimi ose pagesave fikse me afat të përcaktuar shërbimi.
- Të ketë një lidhje të shpejtë interneti (+4Mbit/s)
- Të ketë një pajisje smart që suporton apliakcionet TiBO ose të pajisjet me aparat/dekoder TiBO Box.
3.3. Aktivizimi i shërbimit bëhet në momentin e pranimit të termave & kushteve dhe/ ose nënshkrimit të një kontrate me TiBO duke zgjedhur një ose më shumë forma abonimi dhe duke kryer transaksionin e pagesës në një nga format e mëposhtme:
- Pikat e shitjes TiBO
- Online në faqen elektronike www.tibo.tv
- Pranë rishitësve të autorizuar të TiBO
- Pagesave online nëpërmjet PayPal/Braintree
- Nëpërmjet blerjes nga aplikacionet zyrtare të TiBO
- Nëpërmjet telefonit duke kontaktuar shërbimin e klientit të TiBO në kontaktet zyrtare.
3.4 TiBO i jep mundësinë Abonentit të nënshkruaje dhe një kërkesë për refuzimin e shërbimit, në rast se për arsye të ndryshme shpreh kundërshtimin e tij për shërbimet. Abonenti mund paraqese një kërkesë me shkrim, ku shpjegon dhe arsyen e refuzimit të shërbimit brenda afatit kohor të përcaktuar duke kontaktuar me pikën e shitjes ku është pajisur me shërbimet apo pajisjet TiBO. Kërkesa për refuzimin pranohet:
- në të gjitha pikat e shitjes të TiBO;
- me e-mail në info@tibo.tv;
- në faqen elektronike tibo.tv;
- pranë distributorëve zyrtarë të TIBO;
- Nëpërmjet CRRF (online form);
3.5 Çdo Abonent, në momentin e porosisë dhe ose pranimit të pajisjeve dhe apo abonimeve TiBO, ka rënë dakord me kushtet e përgjithshme për marrjen e shërbimit të publikuara online nga shoqëria TiBO SHPK.
.
Neni 4 – Pagesa dhe faturimi për shërbimet
4.1 Kërkesa për Abonim tregon:
- Paketat dhe kombinimin që Abonenti zgjedh;
- Marrëveshjet për kohëzgjatjen e abonimit që Abonenti zgjedh;
- Delegimin për personin e tretë që do të përdorë shërbimin/shërbimet;
4.2 Në momentin që kontrata përfundon, Abonenti për të bërë riabonimin duhet të paraqitet ne një nga pikat e shitjes TiBO ose të vizitoje sitin web, mjafton të zgjedhë kombinimin e preferuar dhe do të përfitoje shërbimet e TiBO.
4.3 TiBO rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimin e paketave dhe kombinimeve. Abonenti ka të drejtë të zgjidhë në mënyrë të menjëhershme kontratën me TiBO, duke i dërguar TiBO-s, brenda 7 (shtatë) ditëve një letër ku njofton mos pranimin e kushteve të reja. Nëse Abonenti nuk ushtron të drejtën e zgjidhjes se kontratës brenda afateve të përshkruara më sipër, kushtet e reja ekonomike konsiderohen të pranuara nga TiBO dhe do të hyjnë në fuqi nga data e mbarimit të afatit prej 7 (shtate) ditëve te treguar më lart.
4.4 TiBO ka të drejtë të urdhërojë pezullimin e Shërbimit në qoftë se informacioni i dhënë nga Abonenti ose nga i deleguari, në lidhje me pagesën me kartë krediti, nuk është korrekt, siç tregohet në Nenin 8.2 i cili vijon më poshtë.
4.5 Abonentit i jepet mundësia të ketë transparencë maksimale në lidhje me faturimin, në lidhje me kreditet e mbetura apo në lidhje me kontrollin e programeve, kanaleve televizive apo shërbimeve.
4.6 Për abonentët që kanë zgjedhur plane me pagesë përsëritëse mujore, rinovimi i shërbimit bëhet automatikisht duke mbajtur vlerën e dakordësuar mujore nga llogaria e abonentit. Abonenti rezervon të drejtën të tërhiqet në çdo kohë nga plani i pagesave përsëritëse mujore duke e anuluar shërbimin për muajin vijues.
Shënim: Nëse keni zgjedhur të anuloni shërbimin, kjo do të bëhet efektive për muajin pasardhës dhe jo atë koherent duke ju dhënë mundësi të shikoni programacionin deri në fund të muajit për të cilin keni kryer pagesën. Gjithashtu ju nuk mund të pretendoni për kthim pagese për muajin të cilin keni aktivizuar shërbimin.
Neni 5 – Aparati/Dekoderi TiBO Box dhe garancia
5.1 TiBO nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket rrjetit internet që Abonenti përdor. Për të pasur shërbimet e TiBO, Abonenti duhet të ketë një linjë të pastër të lidhjes se internetit (+4Mbps).
5.2 TiBO ofron garanci 12 (dymbëdhjetë) mujore për aparat/dekoderin TiBO Box dhe ofron ndërrimin e aparatit/dekoderit për çdo problem që aparati/dekoderi TiBO Box mund të ketë nga prodhimi.
Neni 6 – Kohëzgjatja e kontratës TiBO dhe Tërheqja
6.1 Kohëzgjatja e kontratës TiBO përcaktohet nga abonenti në momentin e abonimit.
6.2 Në momentin që Abonenti vendos të zgjidhe kontratën me TiBO, do të aplikohet edhe formula e rimbursimit që konsiston:
- Kthimi i aparatit/dekoderit TiBO Box duhet të bëhet brenda 7 (shtatë) ditëve duke kryer pagesën e 10% e çmimit të blerjes.
- Aparati/dekoderi TiBO Box duhet të jetë i padëmtuar dhe i pajisur me të gjithë aksesorët përkatës.
- Nëse aparati/dekoderi kthehet i dëmtuar, atëherë Abonenti duhet të kompensojë të gjithë vlerën e aparatit/dekoderit TiBO Box dhe vlerën e Abonimit.
*Pas kalimit të afatit të 7 (shtatë) ditëve nga marrja e aparatit/dekoderit TiBO Box, Abonenti nuk ka të drejte ta kthejë atë.
6.3 Kontrata zgjidhet me pëlqimin e të dyja palëve brenda 7 ditëve duke iu përmbajtur nenit 6.2, por ajo mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga ana e TiBO kur konstatohen veprime të ndaluara nga udhëzuesi i përdorimit të aparatit/dekoderit TiBO Box apo veprime të kopjimit dhe të shkeljes së drejtës së autorit. Në raste të tilla TiBO zgjidh kontratën në mënyrë të menjëhershme pa e njoftuar Abonentin. Kontrata përfundon gjithashtu në rast të prishjes së shoqërisë dhe likuidimit të saj.
Neni 7-Ulje dhe promocione
7.1 TiBO rezervon të drejtën për të ofruar ulje apo promocione të veçanta për Abonentët në periudha kohore të ndryshme. Promocioni dhe uljet e ofruara nga TiBO do të zgjasin sipas afateve dhe kushteve të komunikuara nga TiBO.
7.2 Në momentin që këto promocione dhe ulje do të mbarojnë, të gjitha paketat, shërbimet dhe programet do të vazhdojnë të ofrohen me çmimet reale të përcaktuara nga TiBO.
Neni 8 – Ndërprerja e Shërbimit
8.1 Ndërprerja e Shërbimit përcakton në mënyre automatike pamundësinë e Abonentit për të hyrë në Shërbimet që TiBO ofron.
8.2 TiBO rezervon të drejtën për të pezulluar shërbimin në rastet e mëposhtme:
- Në momentin që Abonenti nuk ka paguar riabonimin apo nuk ka kreditë të mjaftueshme për të përftuar shërbimet Video On Demand me pagesë.
- Në rast se Abonenti nuk e ka nënshkruar kontratën të vënë në dispozicion nga TiBO apo nuk ka pranuar termat dhe kushtet e shërbimit
- Në qoftë se informacioni për të dhënat e Abonentit për kryerjen e pagesës me kartë krediti është i pasaktë.
8.3 Pezullimi i shërbimit mund të bëhet edhe për shkaqe natyrore ose për mos mbulim të drejtash territoriale, nëse legjislacioni i vendit ku banon Abonenti nuk lejon marrjen e sinjalit televiziv nëpërmjet TiBO.
8.4 Nëse Abonenti kryen procesin e download me të njëjtën linjë interneti, që përdoret edhe për shërbimet, atëherë shërbimet mund të hasin probleme gjatë ritransmetimit.
Neni 9- Përmbushje e Shërbimit
9.1 Abonenti do të ketë mundësinë:
-Të përdorë Shërbimin brenda familjes dhe në shtëpi dhe nuk i lejohet të përhapë ose të shpërndajë, (qoftë për qëllime tregtare apo për fitim), ritransmetimin e programeve televizive, kanaleve televizive dhe shërbimet e ofruara nga TiBO në ambiente publike (vende që synojnë mbledhjen e publikut duke përfshirë këtu edhe klube, restorante, qendra të llotarive sportive, hotele etj), përveçse në raste të një kontrate të posaçme të dhënë nga TiBO;
-Të përdorë shërbimin vetëm nga Abonenti që ka nënshkruar Kontratën;
-Të njoftojë ndryshimin: (i) e adresës së Abonentit (ose të përdoruesit të tretë) tregohet në kërkesën për ofrimin e shërbimeve, (ii) të mjeti të pagesës dhe/ose çdo informacion i dhënë nga Abonenti ose nga personi i tretë i deleguar prej tij;
-Të përdorë shërbimet në përputhje me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe / ose industriale të TiBO. Ndalohet përdorimi çdo teksti, imazhi, video, përmbajtje informacioni, që vihet në dispozicion për Abonentin nëpërmjet Shërbimit TiBO IPTV. Në rastin e shkeljes së mësipërme, Abonenti mban përgjegjësi për çdo humbje e dëm, duke marr përsipër dhe Shpenzimet për çështjet gjyqësore;
-Të parandalojë mundësinë që të miturit të shikojnë një program televiziv të ndaluar nga ligji ose shikueshmëria e të cilit nuk është i rekomanduar për mosha të mitura. Ky parandalim mund të bëhet përmes një kodi personal (password).
9.2 Për çdo shkelje të detyrimeve të ndërmarra nga Abonenti në lidhje me nenin 9.1 më sipër, TiBO do të ketë të drejtë të kërkojë një dëmshpërblim nga Abonenti ose nga personi i tretë i deleguar prej tij, kundrejt gjobës bazë me dhjetëfishin e çmimit të një shërbimi vjetor ose ndryshe abonimi përfshirë kostot për aparatin/dekoderin TiBO Box;
9.3 Abonenti pranon faktin se përdorimi i Shërbimit ose ndonjë pjesë e tij, mund të varet nga funksionimi i rrjetit të internetit.
Neni 10 – Cilësia e Shërbimit
TiBO deklaron se nuk garanton cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit nga ana teknike si dhe deklaron se nuk është përgjegjës për cilësinë e përkeqësuar të Shërbimit, nëse kjo varet nga:
- përdorimi i parregullt i aparatit/dekoderit;
- një mosfunksionim të aparatit/dekoderit;
- probleme lidhur me rrjetin e internetit të ofruar nga operatori i zgjedhur nga vet Abonenti;
- një kanal/ platformë apo burim shkëput sinjalin në mënyrë të njëanshme dhe ose ka përfunduar afati i bashkëpunimit me TiBO.
Neni 11 – Ndryshimet në Shërbimin
11.1 Abonenti mund të kërkojë, në çdo kohë gjatë afatit të kontratës TiBO IPTV, ndryshime të Shërbimit (kombinimeve te paketave), që shkakton rritje të tarifës.
11.2 Kërkesa për “rritje të tarifës” i parashtrohet TiBO duke telefonuar në shërbimin ndaj klientit, duke u paraqitur ne pikat e shitjes TiBO apo online në web.
Neni 12 – Ndërprerja e Shërbimit
12.1 TiBO rezervon të drejtën të ndërpresë ri-trasmetinim e disa programeve televizive dhe/ose kanaleve televizive, të modifikoje dhe / ose të zvogëlojë numrin e orëve të transmetimit të çdo pakete dhe / ose të ndaloje shikimin e ndonjë pakete dhe/ose të Shërbimit. Në raste të tilla, TiBO nuk merr përsipër të kthejë mbrapa kreditet e parapaguara por do të përpiqet maksimalisht që të rikthejë dhe ose zëvendësojë programet televizive dhe ose kanalet televizive dhe ose numrin e orëve të transmetimit. Në rast të ndërprerjes së transmetimit të një eventi live (një event sportiv i pezulluar për shkak të mjegullës apo për trazira) TiBO nuk merr përsipër të kthejë mbrapa ‘’kreditet’’ e parapaguara për shikimin e këtji eventi nëpermjet shërbimit Pay per View.
12.2 TiBO mund t’i ndërpresë shërbimet e tij në momentet, kur është e nevojshme ndërhyrja për mirëmbajtjen, rregullimin apo përmirësimin e tyre. Në të tilla raste TiBO nuk do të dëmshpërblejë Abonentët e tij për ndërhyrjet e mundshme që do ndërmerren.
12.3 Ndërprerjet e shërbimeve, të parashikuara në nenin 12.2 nuk mbulojnë raste në të cilat Shërbimi nuk është i përdorshëm për arsyet e përcaktuara në nenin 12.4.
12.4 TiBO nuk do të mbajë në asnjë mënyre përgjegjësi për çdo ndërprerje të shërbimeve, për vonesë, ose mosfunksionim të Shërbimit që lidhet me:
(i) rrjetin e internetin e ofruar nga operatorë të tjerë
(ii) aparatin/dekoderin e dëmtuar
Në këtë rast, do të zbatohen dispozitat e parashikuara në Kushtet e Përgjithshme të Shërbimit.
12.5 TiBO deklaron se nuk mban përgjegjësi ndaj Abonentit për shkeljen e kushteve të Kontratës ose pamundësitë e përmbushjes së detyrimeve kontrakore, nëse këto e shkaktojnë rrethana të forcës madhore. Konsiderohen forca madhore: -Luftë (të shpallur ose jo),-Pandemi -Trazirat, -Sabotimi, -Fatkeqësitë natyrore, -Tërmetet, -Shpërthimet, zjarri, -Embargot tregtare, -Grevat, Aktet e autoriteteve shqiptare apo të huaja me fuqi ekzekutive, shkeljet e ligjeve nga ana e autoriteteve shtetërore apo personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet në fushën televizive.
Neni 13 – Përmbajtja
13.1 TiBO rezervon të drejtën për të kryer sondazhe me Abonentët e tij përsa i përket cilësisë e përmbajtjes të kanaleve televizive e programeve televizive, duke përdorur dhe mjetet elektronike për studimin e rrjetit të IP së Abonentit. Çdo iniciativë për studimin e shikueshmërisë personale të çdo Abonenti kryhet për arsyen e rritjes së Shërbimit dhe cilësisë së programeve televizive, që vetë Abonenti do të përfitojë.
13.2 Duke iu referuar përmbajtjeve të paketave, që ofrojnë evente të futbollit dhe/ose sportive, këto paketa mund të jenë subjekt variacioni, duke u bazuar në të drejtat ekskluzive që TiBO do të zotërojë në fillim apo gjatë çdo sezoni të futbollit dhe/ose kampionate sportive.
Neni 14 – Ndryshimet e Kushteve të Përgjithshme të TiBO
TiBO rezervon të drejtën ekskluzive që të ndryshojë përmbajtjen të Kushteve të Përgjithshme të ofrimit të shërbimeve.
Kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve TiBO janë të publikuara online në https://www.tibo.tv/kushtet-e-pergjithshme/
Neni 15 – Mbrojtja e të miturve
15.1 Abonenti ka të drejtë që të pengojë përdorimin e Shërbimit nëpërmjet aktivizimit të funksionit të quajtur “Mbrojtja prindërore” i pranishëm në aplikacionet TiBO. Ky funksion mund të aktivizohet përmes përdorimit të një kodi të fshehtë personal (kodi pin ose kodi adult), i cili do t’i komunikohet Abonentit me kërkesën e tij.
15.2 Abonenti duhet të ruajë kodin e fshehtë personal. Ne çdo rast të humbjes apo harresës të kodit të fshehtë personal TiBO ia vendos në dispozicion Abonentit, pas marrjes së kërkesës së Abonentit, e cila mund të jetë me shkrim ose mund të dërgohet në rrugë elektronike në adresën e e-mail: info@tibo.tv.
Neni 16 – Shërbimi ndaj Abonentit
16.1 TiBO angazhohet për ofrimin e ndihmës për Abonentet, nëpërmjet strukturës së tij të Kujdesit për Klientin: -informacione komerciale dhe përmbajtjen e Shërbimit; -informacion administrativ dhe gjendja e krediteve;
16.2 TiBO vë në dispozicion të Abonentit mënyrat për të kontaktuar në: -www.tibo.tv aktiv 24 orë në ditë, 7 ditë në javë; -E-mail: info@tibo.tv -Tel: 044314444/ Mob:: 068 908 2244/067 600 6767 -Skype: tiboiptv
TiBO do të ofrojë shërbimin ndaj Abonentit edhe nëpërmjet sistemit të komunikimit online me një operator të TiBO.
16.3 Për çdo rast që lidhet me probleme të ndryshme me rrjetin e internetit, Abonenti është i këshilluar të njoftojë operatorin që ofron rrjetin e internetit, pasi TiBO nuk mban asnjë përgjegjësi.
Neni 17 – Informacioni për Abonentin
Kushtet e përgjithshme dhe çdo informacion tjetër në lidhje me përmbajtjen, karakteristikat, çmimet e paketave dhe kombinimeve apo promocionet do të publikohen në faqen elektronike www.tibo.tv.
Neni 18 – Privatesia
Të dhënat personale të Abonentit të marra dhe të nevojshme për nënshkrimin e Kontratës, do të trajtohen dhe do të përpunohen, duke u bazuar në Ligjin Nr. 9887, date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndyshuar me ligjin nr.48/2012. Duke u bazuar në Ligjin Nr.9887, datë10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin 48/2012, TiBO deklaron se të dhënat personale të Abonentit do të trajtohen e do të përpunohen nga TiBO nëpërmjet instrumenteve manuale dhe elektronike, brenda dhe jashtë vendit duke u bazuar në Ligjin Nr.9887, date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin 48/2012.
Trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave kryhet Sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila ka hyrë në fuqi me efekte të plota më 25 Maj 2018.
Shërbimet TIBO ofrohen vetëm për qytetarët me kombësi shqiptare, si edhe për qytetar të huaj në vizitë ose rezident brenda territorit të Shqipërisë dhe Kosovës. / Awareness: TIBO services are offered only to citizens of Albanian nationality, as well as to foreign citizens visiting or residing within the territory of Albania and Kosovo.
Abonenti, me pranimin e produkteve dhe shërbimeve TIBO, me vullnet të lirë pranon se mban përgjegjësi të plotë për përdorimin e pajisjeve dhe abonimeve në aplikacionet TiBO në përputhje me Kushtet për marrjen e shërbimit, të publikuara nga Shoqëria “TIBO” sh.p.k:
Abonenti deklaron se është me kombësi Shqiptare dhe se pajisjet dhe abonimet në aplikacionet TiBO do të përdoren prej tij në mënyrë të përshtatshme, pa e dëmtuar dhe pa e përdorur në ambiente publike në mënyrë të paautorizuar nga legjislacionet në fuqi të shteteve përkatëse.
Kujtojme se vetëdeklarimi i rreme eshte nje krim qe ndiqet penalisht.
Përdorimi privat i pajisjeve apo aplikacioneve TiBO prej Abonentit në ambiente personale është i autorizuar, gjithmonë duke patur kujdes që përmbajtja e programeve televizivë të mos cënojë të drejtat e mbrojtura nga legjislacioni i shteteve përkatese, në territorin e të cilëve përdoren pajisjet apo abonimet TiBO.
Kushtet e zgjeruara të përdorimit të produkteve dhe shërbimeve TiBO gjenden të publikuara online në https://www.tibo.tv/kushtet-e-pergjithshme/ ndërsa kushtet e privatësisë sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila ka hyrë në fuqi me efekte të plota më 25 Maj 2018, gjenden të publikuara online në www.tibo.tv/kushtet-e-privatesise
Neni 1–Përkufizime
“Abonenti TIBO“: janë të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë me kombësi shqiptare dhe ose resident në territorin e Shqipërisë, që abonohen në shërbimet e TiBO, për të bërë të mundur përfitimin e shërbimit IPTV/OTT vetëm për përdorim vetjak;
“Pajisjet TiBO” përfshijnë: aparatin/dekoderin me të cilin TiBO ofron shërbimet dhe ritransmetimin e kanaleve televizivë apo programeve televizive. Aparati vihet në dispozicion për Abonentin dhe funksionon nëpërmjet lidhjes me internet.
“Aplikacionet TiBO” përfshijnë të gjitha programet me emrin dhe pronësinë TiBO në dyqanet e aplikacioneve online për servirjen e shërbimeve televizive në të gjitha pajisjet që mundësojnë shërbime televizive OTT.
“Kostoja e operatorit“: janë shpenzimet manaxheriale, administrative, logjistike dhe komerciale të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, që TiBO i kërkon Abonentit në momentin e nënshkrimit të Kontratës; “Kushtet e përgjithshme“: janë kushtet që rregullojnë dhe shërbejnë për mirëmbajtjen e marrëdhënies midis Abonentit dhe TiBO;
“Paketa“: është tërësia e përmbajtjes së ofruar në një mënyrë të koordinuar të programeve televizive e të kanaleve televizive nga TiBO si pjesë e Shërbimit;
“Platforma IPTV/OTT“: është infrastruktura teknike e ofruar nga TiBO, që përfshin ri-transmetimin e kanaleve televizive kombëtare dhe/ose ndërkombëtare, Video On Demand, Multivizion , Catchup, e shumë të tjera;
“Pay Per View“: është shërbimi, i cili i mundëson Abonentit mundësinë për të parë evente apo kanale televizive të ndryshme nëpërmjet mënyrës “paguaj për të parë”;
“Riabonimi”: është mundësia që i jepet Abonentit, i cili në momentin e mbarimit të mund të përfitojë shërbimet e ofruara nga TiBO duke paguar tarifën përkatëse.;
“Rrjeti/interneti“: është ura lidhëse, që përdoret për të naviguar ne internet.
“Shërbimi“: janë të gjitha shërbimet që TiBO ofron duke filluar nga ritransmetimi i kanaleve televizive, Video On Demand, Multivizion, Catchup, etj;
“Taksa e Abonimit”: janë shumat që Abonenti duhet t’i paguaje, si tarifa për të përfituar çdo shërbim te TiBO;
“Territor“: është territori i Botës, nga i cili Abonenti mund të shikojë kanalet televizivë dhe programet televizive sipas të gjtiha kushteve;
“TiBO sh.p.k“: është shoqëria tregtare, që është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit te Republikes së Shqipërise në datën 8 Maj 2013, është mbajtëse e NIPT-it L31708013Q, që operon në sektorin televiziv digital me parapagesë dhe i ofron Abonentëve kanalet televizive dhe programet televizive, por edhe shumë shërbime të tjera nëpërmjet sistemit IPTV / OTT dhe aparat/dekoderit TiBO.
“TiBO Video on Demand“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë në momentin që ai dëshiron filma, dokumentarë, evente muzikore apo sportive, etj, tjera programe televizive në një galeri të organizuar në formën e videotekës personale.
“TiBO Catch up“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë programet e kanaleve për ditët e kaluara.
Neni 2-Përshkrimi i Shërbimit
TiBO nëpërmjet platformës IPTV/OTT ofron shërbime duke filluar nga ritransmetimi i kanaleve televizive dhe programeve televizive, Video On Demand, mundësinë e përdorimit të kësaj platforme dhe në kompjuter, tablet, smartphone (TiBO Multivizion), Web TV, live Chat, server lojrash, social network më të përdorur, catchup TV dhe aplikacione, që mund të shkarkohen sipas dëshirës.
Neni 3–Aktivizimi i Shërbimit
3.1 TiBO i jep mundësinë Abonentit të zgjedhe paketat që dëshiron përmes kombinimeve të ndryshme që TiBO vë në dispozicion.
3.2 Abonenti për përdorimin e këtyre shërbimeve duhet:
- të nënshkruajë një kontratë me TiBO për platformën TiBO IPTV;
- të ketë një lidhje te shpejtë interneti (+4Mbit/s);
- të ketë një pajisje smart që suporton apliakcionet TiBO ose të pajisjet me aparat/dekoder TiBO Box;
3.3 Aktivizimi i shërbimit bëhet në momentin e nënshkrimit të Kontratës së Abonimit dhe mund të bëhet pranë:
- pikave të shitjes TiBO;
- on line nefaqen elektronike www.tibo.tv;
- pranë distributorëve zyrtarë TiBO;
- telefonit duke telefonuar shërbimin ndaj klientit;
3.4 TiBO i jep mundësinë Abonentit të nënshkruaje dhe një kërkesë për refuzimin e shërbimit, në rast se për arsye të ndryshme shpreh kundërshtimin e tij për shërbimet. Abonenti mund paraqese një kërkesë me shkrim, ku shpjegon dhe arsyen e refuzimit të shërbimit brenda afatit kohor të përcaktuar duke kontaktuar me pikën e shitjes ku është pajisur me shërbimet apo pajisjet TiBO Kërkesa për refuzimin pranohet:
- në të gjitha pikat e shitjes të TiBO;
- me e-mail në info@tibo.tv;
- në faqen elektronike tibo.tv;
- pranë distributorëve zyrtarë të TIBO;
3.5 Çdo Abonent, në momentin e pranimit e pajisjeve dhe apo abonimeve TiBO, ka rënë dakord me kushtet e përgjithshme për marrjen e shërbimit të publikuara online nga shoqëria TiBO SHPK.
.
Neni 4– Pagesa dhe faturimi për shërbimet
4.1 Kërkesa për Abonim tregon:
- Paketat dhe kombinimin që Abonenti zgjedh;
- Marrëveshjet për kohëzgjatjen e abonimit që Abonenti zgjedh;
- Delegimin për personin e tretë që do të përdorë shërbimin/shërbimet;
4.2 Në momentin që kontrata përfundon, Abonenti për të bërë riabonimin duhet të paraqitet ne një nga pikat e shitjes TiBO ose të vizitoje sitin web, mjafton të zgjedhë kombinimin e preferuar dhe do të përfitoje shërbimet e TiBO.
4.3 TiBO rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimin e paketave dhe kombinimeve, duke e njoftuar Abonentin, nëpërmjet njoftimit me shkrim. Abonenti ka të drejtë të zgjidhë në mënyrë të menjëhershme kontratën me TiBO, duke i dërguar TiBO, brenda 7 (shtate) ditëve nga marrja e njoftimit me shkrim, një letër ku njofton mos pranimin e kushteve të reja. Nëse Abonenti nuk ushtron të drejtën e zgjidhjes se kontratës brenda afateve të përshkruara më sipër, kushtet e reja ekonomike konsiderohen të pranuara nga TiBO dhe do të hyjnë në fuqi nga data e mbarimit të afatit prej 7 (shtate) ditëve te treguar më lart.
4.4 TiBO ka të drejtë të urdhërojë pezullimin e Shërbimit në qoftë se informacioni i dhënë nga Abonenti ose nga i deleguari, në lidhje me pagesën me kartë krediti, nuk është korrekt, siç tregohet në Nenin 8.2 i cili vijon më poshtë.
4.5 Abonentit i jepet mundësia të ketë trasparencë maksimale ne lidhje me faturimin, ne lidhje me kreditet e mbetura apo në lidhje me kontrollin e programeve, kanaleve televizive apo shërbimeve.
Neni 5 – Aparati/Dekoderi TiBO Box dhe garancia
5.1 TiBO nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket rrjetit internet që Abonenti përdor. Për të pasur shërbimet e TiBO, Abonenti duhet të ketë një linjë të pastër të lidhjes se internetit (+4Mbps).
5.2 TiBO ofron garanci 12 (dymbëdhjetë) mujore për aparat/dekoderin TiBO Box dhe ofron ndërrimin e aparatit/dekoderit për çdo problem që aparati/dekoderi TiBO Box mund të ketë nga prodhimi.
Neni 6-Kohëzgjatja e kontratës TiBO dhe Tërheqja
6.1 Kohëzgjatja e kontratës TiBO përcaktohet nga abonenti në momentin e abonimit.
6.2 Në momentin që Abonenti vendos të zgjidhe kontratën me TiBO, do të aplikohet edhe formula e rimbursimit që konsiston:
- Kthimi i aparatit/dekoderit TiBO Box duhet të bëhet brenda 7 (shtatë) ditëve duke kryer pagesën e 10% e çmimit tëblerjes.
- Aparati/dekoderi TiBO Box duhet të jete i padëmtuar dhe I pajisur me të gjithëaksesorëtpërkatës.
- Nëse aparati/dekoderi kthehet i dëmtuar, atëherë Abonenti duhet të kompensojë të gjithë vlerën e aparatit/dekoderit TiBO Box dhe vlerën e Abonimit. *Pas kalimit te afatit te 7 (shtate) ditëve nga marrja e aparatit/dekoderit TiBO Box, Abonenti nuk ka të drejte ta kthejë atë.
6.3 Kontrata zgjidhet me pëlqimin e të dyja palëve brenda 7 ditëve duke iu përmbajtur nenit 6.2, por ajo mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga ana e TiBO kur konstatohen veprime të ndaluara nga udhëzuesi i përdorimit të aparatit/dekoderit TiBO Box apo veprime të kopjimit dhe të shkeljes së drejtës së autorit. Në raste të tilla TiBO zgjidh kontratën në mënyrë të menjëhershme pa e njoftuar Abonentin. Kontrata përfundon gjithashtu në rast të prishjes së shoqërisë dhe likuidimit të saj.
Neni 7-Ulje dhe promocione
7.1 TiBO rezervon të drejtën për të ofruar ulje apo promocione të veçanta për Abonentët në periudha kohore të ndryshme. Promocioni dhe uljet e ofruara nga TiBO do të zgjasin sipas afateve dhe kushteve të komunikuara nga TiBO.
7.2 Në momentin që këto promocione dhe ulje do të mbarojnë, të gjitha paketat, shërbimet dhe programet do të vazhdojnë te ofrohen me çmimet reale të përcaktuara nga TiBO.
Neni 8 – Ndërpreja e Shërbimit
8.1 Ndërprerja e Shërbimit përcakton në mënyre automatike pamundësinë e Abonentit për të hyrë në Shërbimet që TiBO ofron.
8.2 TiBO rezervon të drejtën për të pezulluar shërbimin në rastet e mëposhtme:
- Në momentin që Abonenti nuk ka paguar riabonimin apo nuk ka kreditë të mjaftueshme për të përftuar shërbimet Video On Demand me pagesë.
- Në rast se Abonenti nuk e ka nënshkruar kontratën të vënë në dispozicion nga TiBO.
- Në qoftë se informacioni për të dhënat e Abonentit për kryerjen e pagesës me kartë krediti është i pasaktë.
8.3 Pezullimi i shërbimit mund të bëhet edhe për shkaqe natyrore ose për mos mbulim të drejtash territoriale, nëse legjislacioni i vendit ku banon Abonenti nuk lejon marrjen e sinjalit televiziv nëpërmjet TiBO.
8.4 Nëse Abonenti kryen procesin e download me të njëjtën linjë interneti, qe përdoret edhe për shërbimet, atëherë shërbimet mund të hasin probleme gjatë ritransmetimit.
Neni 9- Përmbushje e Shërbimit
9.1 Abonenti do të ketë mundësinë:
-Të përdori Shërbimin brenda familjes dhe në shtëpi dhe nuk i lejohet të përhapë ose të shpërndajë, (qoftë për qëllime tregtare apo për fitim), ritransmetimin e programeve televizive, kanaleve televizive dhe shërbimet e ofruara nga TiBO në ambiente publike (vende që synojnë mbledhjen e publikut duke përfshirë këtu edhe klube, restorante, qendra të llotarive sportive, hotele etj), përveçse në raste të një kontrate të posaçme të dhënë nga TiBO;
-Të përdorë shërbimin vetëm nga Abonenti që ka nënshkruar Kontratën;
-Të njoftojë ndryshimin: (i) e adresës së Abonentit (ose të përdoruesit të tretë) tregohet në kërkesën për ofrimin e shërbimeve, (ii) të mjeti të pagesës dhe/ose çdo informacion i dhënë nga Abonenti ose nga personi i tretë i deleguar prej tij;
-Të përdori shërbimet në përputhje me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe / ose industriale të TiBO. Ndalohet çdo përdorimi çdo teksti, imazhi, video, përmbajtje informacioni, që vihet në dispozicion për Abonentin nëpërmjet Shërbimit TiBO IPTV. Në rastin e shkeljes së mësipërme, Abonenti mban përgjegjësi për çdo humbje e dëm, duke marr përsipër dhe Shpenzimet për çështjet gjyqësore;
-Të parandalojë mundësinë që të miturit të shikojnë një program televiziv të ndaluar nga ligji ose shikueshmëria e të cilit nuk është i rekomanduar për mosha të mitura. Ky parandalim mund të bëhet përmes një kodi personal (password).
9.2 Për çdo shkelje të detyrimeve të ndërmarra nga Abonenti në lidhje me nenin 9.1 më sipër, TiBO do të ketë të drejtë të kërkojë një dëmshpërblim nga Abonenti ose nga personi i tretë i deleguar prej tij, kundrejt gjobës bazë me dhjetëfishin e çmimit të një shërbimi vjetor ose ndryshe abonimi përfshirë kostot për aparatin/dekoderin TiBO Box;
9.3 Abonenti pranon faktin se përdorimi i Shërbimit ose ndonjë pjese e tij, mund të varet nga funksionimi i rrjetit të internetit.
Neni 10 – Cilësia e Shërbimit
TiBO deklaron se nuk garanton cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit nga ana teknike si dhe deklaron se nuk është përgjegjës për cilësinë e përkeqësuar të Shërbimit, nëse kjo varet nga:
- përdorimi i parregullt i aparatit/dekoderit;
- një mosfunksionim të aparatit/dekoderit;
- probleme lidhur me rrjetin e internetit të ofruar nga operatori i zgjedhur nga vet Abonenti;
- një kanal/ platformë apo burim shkëput sinjalin në mënyrë të njëanshme dhe ose ka përfunduar afati i bashkëpunimit me TiBO.
Neni 11 – Ndryshimet në Shërbimin
11.1 Abonenti mund të kërkojë, në çdo kohë gjatë afatit të kontratës TiBO IPTV, ndryshime të Shërbimit (kombinimeve te paketave), që shkakton rritje të tarifës.
11.2 Kërkesa për “rritje të tarifës” i parashtrohet TiBO duke telefonuar në shërbimin ndaj klientit, duke u paraqitur ne pikat e shitjes TiBO apo on line në web.
Neni 12 – Ndërprerja e Shërbimit
12.1 TiBO rezervon të drejtën të ndërpresë ri-trasmetinim e disa programeve televizive dhe/ose kanaleve televizive, të modifikoje dhe / ose të zvogëlojë numrin e orëve të transmetimit të çdo pakete dhe / ose të ndaloje shikimin e ndonjë pakete dhe/ose të Shërbimit. Në raste të tilla, Abonenti do të informohet nëpërmjet një komunikate të bërë nga TiBO. Në rast të ndërprerjes së transmetimit të një eventi live (një event sportiv i pezulluar për shkak të mjegullës apo për trazira) TiBO nuk merr përsipër të kthej mbrapa ‘’kreditet’’ e parapaguara për shikimin e këtji eventi nëpermjet shërbimit Pay per View.
12.2 TiBO mund t’i ndërpresë shërbimet e tij në momentet, kur është e nevojshme ndërhyrja për mirëmbajtjen, rregullimin apo përmirësimin e tyre. Në të tilla raste TiBO do te njoftojë Abonentët e tij për ndërhyrjet e mundshmeqë do ndërmerren.
12.3 Ndërprerjet e shërbimeve, të parashikuara në nenin 12.2 nuk mbulojnë raste në të cilat Shërbimi nuk është i përdorshëm për arsyet e përcaktuara në nenin 12.4.
12.4 TiBO nuk do të mbajë në asnjë mënyre përgjegjësi për çdo ndërprerje të shërbimeve, për vonesë, ose mosfunksionim të Shërbimit që lidhet me:
(i) rrjetin e internetin e ofruar nga operatorë të tjerë
(ii) aparatin/dekoderin e dëmtuar
Në këtë rast, do të zbatohen dispozitat e parashikuara ne Kushtet e Përgjithshme të Shërbimit.
12.5 TiBO deklaron se nuk mban përgjegjësi ndaj Abonentit për shkeljen e kushteve të Kontratës ose pamundësitë e përmbushjes së detyrimeve kontrakore, nëse këto e shkaktojnë rrethana të forcës madhore. Konsiderohen forca madhore: -Luftë (të shpallur ose jo), -Trazirat, -Sabotimi, -Fatkeqësitë natyrore, -Tërmetet, -Shpërthimet, zjarri, -Embargot tregtare, -Grevat, Aktet e autoriteteve shqiptare apo të huaja me fuqi ekzekutive, shkeljet e ligjeve nga ana e autoriteteve shtetërore apo personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet në fushën televizive.
Neni 13 – Përmbajtja
13.1 TiBO rezervon të drejtën për të kryer sondazhe me Abonentët e tij përsa i përket cilësisë e përmbajtjes të kanaleve televizive e programeve televizive, duke përdorur dhe mjetet elektronike për studimin e rrjetit të IP së Abonentit. Çdo iniciativë për studimin e shikueshmërisë personale të çdo Abonenti kryhet për arsyen e rritjes së Shërbimit dhe cilësisë së programeve televizive, që vetë Abonentido të përfitojë.
13.2 Duke iu referuar përmbajtjeve të paketave, që ofrojnë evente të futbollit dhe/ose sportive, këto paketa mund të jenë subjekt variacioni, duke u bazuar në të drejtat ekskluzive që TiBO do të zotërojë në fillim apo gjatë çdo sezoni të futbollit dhe/ose kampionate sportive.
Neni 14 – Ndryshimet e Kushtevete Përgjithsme të TiBO
TiBO rezervon të drejtën ekskluzive që të ndryshojë përmbajtjen të Kushteve të Përgjithshme të ofrimit të shërbimeve.
Kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve TiBO janë të publikuara online në https://www.tibo.tv/kushtet-e-pergjithshme/
Neni 15 – Mbrojtja e të miturve
15.1 Abonenti ka të drejtë që të pengojë përdorimin e Shërbimit nëpërmjet aktivizimit të funksionit të quajtur “Mbrojtja prindërore” i pranishëm në aplikacionet TiBO. Ky funksion mund te aktivizohet përmes përdorimit të një kodi të fshehtë personal (kodi pin ose kodi adult), i cili do t’i komunikohet Abonentit me kërkesën e tij.
15.2 Abonenti duhet të ruajë kodin e fshehtë personal. Ne çdo rast të humbjes apo harresës të kodit te fshehte personal TiBO ia vendos ne dispozicion Abonentit, pasmarrjes se kërkesës se Abonentit, e cila mund te teje me shkrim ose mund te dërgohet ne rruge elektronike në adresën e e-mail: info@tibo.tv.
Neni 16 – Shërbimi ndaj Abonentit
16.1 TiBO angazhohet për ofrimin e ndihmës për Abonentet, nëpërmjet strukturës së tij të Kujdesit për Klientin: -informacione komerciale dhe përmbajtjen e Shërbimit; -informacion administrativ dhe gjendja e krediteve;
16.2 TiBO vë në dispozicion të Abonentit mënyrat për të kontaktuar në: -www.tibo.tv aktiv 24 orë në ditë, 7 ditë në javë; -E-mail: info@tibo.tv -Tel: 044314444/ Mob:: 068 908 2244/067 600 6767 -Skype: tiboiptv
TiBO do të ofrojë shërbimin ndaj Abonentit edhe nëpërmjet sistemit të komunikimiton line me një operator të TiBO.
16.3 Për çdo rast që lidhet me probleme të ndryshme me rrjetin e internetit, Abonenti