- TiBO nëpërmjet IPTV shkon përtej televizionit tradicional. TiBO nuk ofron vetëm ritransmetimin e kanaleve televizive por edhe shndërrimin e televizorit në një kompjuter. Nuk kërkon antenë tokësore apo parabolë satelitore.
- TiBO është IPTV “over the top”, pra nuk ju kushtëzon në zgjedhjen e kompanisë së internetit. Kudo që të ndodheni me banim, në çfarëdo kontinenti, mjafton të keni një lidhje ekzistuese interneti mbi 3 Mbps dhe mund të shikoni TiBO pa problem në Smart TV ose me TiBO Android Box.
- TiBO thjeshton jetën tuaj dhe ju çliron nga kushtet kohore. Të gjitha programet mund të shihen me Stop / Play kur ju dëshironi.
- Ju mund të krijoni një listë të kanaleve FAVORITE, duke e kthyer TV tuaj tërësisht në personal.
- Kanalet adult dhe horror mund të shfaqen ose jo, kjo sipas dëshirës suaj dhe mbi të gjitha duke kontrolluar atë çka fëmijët tuaj shohin në TV.
- Kjo përvojë interaktive nuk ju kufizon, pasi boksin TiBO mund ta merrni lehtësisht kudo me vete duke e lidhur me çfarëdo televizori tjetër po kaq thjesht. Mjafton të bëni Log out nga pajisja në fillim.
- TiBO IPTV transmeton kanale ekskluzive si dhe të gjitha kanalet shqiptare të rajonit, kështu të gjithë mund të kenë një copë nga Shqipëria kudo që të jenë.
- TiBO IPTV punon në vazhdimësi me një staf të talentuar zhvilluesish për të shtuar emocione përmes kanaleve të reja, shërbimeve të reja dhe teknologjive të reja.