TiBO box ka kanale në “Live TV” dhe programe në “Video on demand” me përmbajtje horror dhe adulte e cila është e mbrojtur me kod 4 shifror.
Këshillojmë të aktivizoni Kontrollin Prindëror në momentin parë që ju aktivizoni TiBO box në Shtëpi.
Ky shërbim ju jep mundësinë për të bllokuar programet me këtë përmbajtje për fëmijët nën moshën e lejuar.
Për të aktivizuar Kontrollin prindëror, përdorni kodin universal personal (PIN), që jepet në momentin e nënshkrimit të kontratës së abonimit, si dhe mbajeni me kujdes, në mënyrë që të miturit të mos e mësojnë.
Në fillim është i aktivizuar kodi PIN universal i cili ju komunikohet në pikën e shitjes TiBO, dhe ju duhet ta aktivizoni atë duke shkuar tek “Personale” tek menuja në faqen e parë të TiBO.
Në çdo rast kur ju e humbisni atë mund ta riktheni duke kontaktuar me Kujdesin Ndaj Kleintit TiBO në çdo moment.