Aplikacionet TiBO Mobile TV (për mobile dhe tablet me sistem operativ iOS dhe Android) dhe TiBO Smart TV (për televizorët Smart Tv me sistem operativ Android) ofrojnë mundësinë për të testuar 7 ditë FALAS duke u regjistruar brenda në aplikacion pasi e keni shkarkuar nga App store apo Playstore. Për regjistrim është e domosdoshme një adresë emaili e saktë dhe me një adresë përfiton vetëm 1 herë abonim FALAS 7 ditë.
Të gjitha paketat e abonimit TiBO për Big Screen mund të provohen pa asnjë kosto pasi me ofertën “I KËNAQUR OSE I RIMBURSUAR” ju merrni shërbimin TiBO IPTV dhe nëse mbeteni të pakënaqur mund ta ktheni atë brenda 10 ditëve në pikën e blerjes duke marrë mbrapsht edhe pagesën e kryer për pajisjen dhe shërbimet.
TiBO IPTV ofron garanci 12 muaj për pajisjen TiBO Box. Garancia, parashikon riparimin apo zëvendësimin e saj me një pajisje tjetër në rast të defekteve që lidhen me pajisjen dhe prodhimin e saj.