Pajisja super interaktive TIBO ju jep mundësi pa fund për të mos qenë i kushtëzuar nga koha në jetën tuaj të përditshme. Doni të shkoni në dhomën tjetër, apo keni një telefonatë për të bërë dhe po transmetohet programi juaj i preferuar? Me anë të komandës STOP/PLAY ju mund të ndaloni dhe filloni një program live kur ju dëshironi!
Ndërsa jeni duke ndjekur një kanal televiziv çfarëdo, shtypni OK.
Poshtë ekranit do të shfaqen 4 kuadrate të vogla, shënjoni kuadratin e parë për të bërë Pause.
Nëse doni të rifillojë program aty ku e keni lënë, klikoni sërish OK, mbi butonin Pause për të bërë Play.
Nëse doni që program të vazhdojë në kohë reale, mjafton të ndërroni kanal dhe të riktheheni sërish.