Ka disa mënyra për të gjetur një kanal në LIVE TV:
Lëviz me butonat lartë dhe poshtë të cilët të hapin menjëherë kanalin ngjitur.
Lëviz me butonat majtas djathtas të cilët të shfaqin listën e kanaleve horizontalisht poshtë dhe pastaj ju zgjidhni se tek cili kanal do të qëndroni duke përdorur opsionin mouse për më shumë shpejtësi.
Shtyp butonin MENU dhe të shfaqet lista e plotë e kanaleve sipas kategorive kryesore. Zgjidh kategorinë pastaj kliko mbi kanalin e preferuar.
Formo numrin kanalit direkt.
Në çdo kanal kur hap EPG me butonin në telekomandë… mund të kërkosh një tjetër program që është në transmetim direkt në atë moment dhe sapo klikon OK kalon tek kanali që transmeton atë program.