90 % e klientëve që kontaktojnë “Kujdesin e Klientit TiBO” zbulojnë se kanë problem me shërbimin internetit. Për çdo problem në lidhje me cilësinë e transmetimit, sugjerojmë të testoni më parë internetin që ushqen box-it tuaj TiBO. Ju mund të testoni lidhjen tuaj të internetit përmes TiBO box në 2 nivele:

  • “Testimi i rrjetit” i cili kontrollon lidhjen fizike mes boksit TiBO dhe Internetit.
  • Në menu-në kryesore përzgjidhni “Testimi i Rrjetit”.
  • Shtypni butonin OK për të bërë verifikimin.
  • Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin është në rregull”, mbyll tabelën duke klikuar OK.
  • Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin nuk është në rregull”, bëni dhe njëherë konfigurimet me Wi-Fi ose fishën Ethernet. (njësoj si më sipër).
  • Cilësia e transmetimit të TiBO IPTV lidhet dhe me shpejtësinë e linjës suaj të internetit. Parimisht TiBO kërkon internet të pakufizuar me shpejtësi mbi +3mbps. Kur ju keni një problem me cilësinë e transmetimit testimi i parë që sugjerojmë të bëni është ai i linjës suaj të internetit.
    Për të bëre testimin e duhur të cilësisë së internetit ju nevojiten 5 minuta kohë. Në Live TV ju keni 2 kanale për testimin e cilësisë së rrjetit. Këto kanale janë të renditura në fund të listës së kanaleve televizive në Live TV. Test Band dhe Test Band 1 verifikojnë cilësinë e internetit tuaj.
  • Përzgjidh Live TV në menunë kryesore.
  • Me telekomanden tuaj shkoni tek dy kanalet e fundit të Live TV.
  • Klikoni OK në kanalin Test Band. Në varësi të cilësisë së internetit tuaj ju do të shikoni në ekran këto përgjigje.
  • Interneti është OK
  • Interneti juaj është i dobët
  • Interneti juaj është shumë i dobët
  • Nëse në ekranin tuaj shfaqet “Interneti nuk është në rregull”, problemi me transmetimin nuk qëndron tek TiBO ndaj ju duhet të kontaktoni me kompaninë me të cilën keni lidhur kontratën e internetit për t’i njoftuar mbi shpejtësinë e internetit.