Orkestrat simfonike janë odeoni i përshpirtshëm i hyjnores dhe i kreativitetit njerëzor. Kompozimet e virtuozëve të muzikës si  Mozart, Beethoven, Josef Haydn, Rachmaninoff e të tjerë kanë kthyer Filarmoninë e Vjenës  në vendtakim me shpirtin njerëzor.

Orkestra e Vjenës është konsideruar si ndër më të mirat në botë. Në historinë e saj më shumë se 170-vjeçare Filarmonia e Vjenës ka dhënë rreth 7.000 koncerte dhe është vlerësuar e nderuar nga shumë kompozitorë. Richard Wagner e quante atë si “një nga më të shquarat në botë,” Anton Bruckner e ka quajtur “shoqata më e lartë e artit në muzikë”, Johannes Brahms e quante veten si “mik dhe admirues” të Filarmonisë.

Çelësi i suksesit është në faktin se Filarmonia e Vjenës është i vetadministruar dhe kësisoj standardet e pranimit për artistët janë mjaft të larta. Wolfgang Plank oboisiti i filarmonisë sqaron procedurën e pranimit: “Hyrja në orkestrën e Filarmonisë kalon përmes Operas Shtetërore të Vjenës,” “Muzikantët e rinj fillojnë një herë atje dhe nëse kalojnë periudhën trevjeçare të provës, inkuadrohen gradualisht në orkestrën e Filarmonisë. Raporti mes punës në orkestrën e operas dhe atë të filarmonisë varet nga kërkesat përkatëse, por për shumicën e muzikantëve raporti duhet të jetë 50 me 50.”

Koncerti  bazohet në repertorin e familjes së famshme të kompozitorëve Vjenez Johan dhe Josef Strauss. Programi tradicionalisht mbyllet me “An der schönen blauen Donau (Mbi të bukurin Danub blu) e Johann Strauss II-të dhe të famshmin marsh ushtarak Radetzky-Marsch  i Johann Strauss të I-rë.

Me 50 milionë shikues në 90 vende, Koncerti  e Filarmonisë së Vjenës konsiderohet si ngjarja më e suksesshme e muzikës klasike në botë.