“Mali i Zi ishte protagonisti i vitit 2019, por i gjithë rajoni po rritet.” – thotë Jonny Bealby i Wild Frontiers duke shtuar se deri në vitin 2020 rezervimet në rajon janë rritur me 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Vizitorët në Shqipëri tërhiqen nga malet, kanionet, lumenjt, brigjet e bukura, qytetet antike, gërmadhat greke dhe romake, qytetet osmane dhe mikpritja rurale.” – thotë Jonny Bealby për Financial Times.

Ndërkohë, udhëtimet turistike-historike po sjellin një numër gjithnjë e në rritje të vizitorëve në Butrint, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por jo vetëm: vizitat janë rritur edhe në vendet e tjera Romake, Bizantine, Greke dhe Osmane prezent në të gjithë rajonin e Shqipërisë.

Për më tepër, nga një këndvështrim krejtësisht tjetër, ekziston edhe festivali i muzikës “Kala” që zhvillohet çdo vit për një javë përgjatë bregut në Dhërmi, në jug të vendit. Festivali “Kala” e ka bërë Shqipërinë një destinacion të dëshiruar dhe nga vizitorët e rinj në moshë.