Forcat ruse kanë filluar të tërhiqen nga kufiri i Ukrainës, lajmi është konfirmuar nga ministria ruse e Mbrojtjes.
Forcat ruse te deklaruara pranë kufirit ukrainas, po tërhiqen drejt garnizoneve të tyre.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sipas Moskës zyrtare, trupat ushtarakë po kryenin stërvitje ushtarake si gjithmonë, dhe se marshimet do të kryhen në mënyrë të kombinuar në pikat e dislokimit të përhershëm. Kjo përbën shenjën e parë të de-përshkallëzimit nga Moska.

Rusia vendosi më shumë se 100,000 trupa dhe pajisje ushtarake përgjatë kufirit të saj të përbashkët me Ukrainën muajt e fundit, duke nxitur frikën se mund të pushtojë fqinjin e saj, një akuzë që Moska e ka kundërshtuar vazhdimisht.

Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë deklaruar se ka ende shpresë për marrëveshje diplomatike mes palëve.