Formula 1 në tri sezonet e kësaj ngjarje sportive, do të jetë në ekranin e gjithë shqiptarëve, duke i shtuar kështu një tjetër surprizë të këndshme buqetës sportive që ofron paketa digjitale e RTSH-së, nëpërmjet kanalit të dedikuar, RTSH Sport.

Duke filluar që nga gara e ardhshme, e cila do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, gara më e famshme në Botë do të pasurojë gamën e transmetimeve sportive në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, pa asnjë pagesë shtesë.

Një Botëror, që ka nisur më spektakolar se vitet e shkuara, me Kampionin e Botës në fuqi Luis Hamilton, rezervohen surpriza për të pasionuarit e garave të shpejtësisë.