Ejona dhe Fotinia kanë gjetur kohë të bisedojnë të veçuar nga pjesa tjetër e grupit për t’u njohur më mirë me njëra-tjetrën.

Por mes tyre ka diferenca të mëdha nga mënyra se si e shohin jetën, ndërsa Ejona është shumë e varur nga Ademi, e sheh me habi se si Fotinia e ka ndërtuar gjithçka vetë në jetë.

“E kam ndërtuar vet çdo gjë që unë kam sot. Jam futur në punë që 14 vjeç. Jam e pavarur. Unë e kam prekur jetën ,kam qenë adoleshente e çmendur”, i thotë Fotinia, Ejonës, e cila shprehet se Ademi nuk e pranon atë që thotë ajo.

“Zemër meshkujt janë të gjithë njësoj. Ne jemi femra. Femra ka tjetër pozicion, stabilitet. Femra në moment që fillojë problemet femërore mendon ndryshe në tru”, thotë Fotinia, ndërsa Ejona shton se “atë po mendoja dhe unë se meshkujt janë më ndryshe se sot”.