Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kallëzoi në Prokurinë e Tiranës një fotomontazh të përhapur në rrjetet sociale, ku pretendohet se ka paguar persona për të qenë në Kuvendin e PD-së.

Në foton e postuar tregohet një bisedë e deputes Zhupa përmes Whatsapp-it. Sipas saj, fotoja është montazh përgatitur nga persona dashakeqës. “Makineria e shpifjeve vazhdon të prodhojë lajme të rreme dhe ju garantoj që do të marrin të një njëjtën përgjigje: Kallëzim Penal!”

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon dënim më gjobë nga 50 mijë lekë deri në tre milionë lekë për përhapjen e informacioneve të qëllimshme duke ditur se janë të rreme.