Kili ka tashmë presidentin më të ri në historinë e tij.

Ai quhet Gabriel Boriç. I njohur për aktivizmin e tij që në kohën kur ishte student, ai udhëhoqi një sërë protestash rinore për përmirësimin e kushteve të arsimit.

35 vjeçari me qëndrime të majta mposhti kandidatin e djathtë Antonio Kast. Kjo fitore e së majtës pati bujë të madhe për shkak se Kili është vendi ku u themelua neoliberalizmi. Gjatë fjalimit, presidenti i sapozgjedhur u shpreh: “Nëse Kili ishte djepi i neoliberalizmit, doemos do të ishte edhe varri i tij”.

Ai erdhi në pushtet me premtimin e reformimit të tregut ekonomik dhe mbështetjen e të drejtave të abortit. Programi i majtë politik përfshinte rritjen e taksimit për kompanitë e mëdha dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Gjatë fushatës zgjedhore, Boriç ra në sy për veshjen e thjeshtë në publik. Rrallëherë mbante kollare.