Të nderuar miq të TiBO Online.

Ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në lojën Shpërblyese “Gënje dhe Fito”.

Loja, e hapur në datën 1 prill, u konsiderua e mbyllur për kandidatura gënjeshtrash, në datën 3 Prill 2019, në orën 15.00. Fituesit u zgjodhën sipas rregullave të vendosura nga stafi i marketingut Online të TiBO IPTV.

Të gjitha gënjeshtrat janë tek postimi në vijim.

Shpërblimet për gënjeshtarët e lojës “Gënje dhe Fito” do të përzgjidhen prej tyre me dëshirë nga lista më poshtë.

–       nëse je klient i TiBO TV mund të marrësh 1 muaj abonim DHURATË

–       nëse dëshiron të bëhesh klient i TiBO TV përfiton dekoderin DHURATË

–       ose mund të zgjedhësh një abonim TiBO për mobile apo tablet 12 mujor.

Nga vlerësimi i komenteve tuaja, ne shikojmë se lista e dëshirave tuaja ka një nivel të lartë përputhshmërie. Shumica e komenteve tregojnë se Shqiptarët duan një politikë qeverisëse më transparente, mbështetje më të madhe nga ndërkombëtarët për liberalizim të vizave për Shqiptarët si dhe natyrisht një nivel më të lartë jetese. Në gjykimin tonë kjo listë dëshirash është “një gënjeshtër jo fort e besueshme”.

Komisioni ynë i vlerësimit të gënjeshtrave, kryesisht stafi i komunikimit dhe marketingut në TiBO IPTV vlerëson si gënjeshtra më të bukura ato që janë të vërteta të mundshme për të ndodhur dhe vështirësisht të dallueshme nga e vërteta.

Në këtë këndvështrim ne vendosëm të zgjedhim jo 1 por 3 fitues që ishin veçanërisht të dallueshëm.

Fituesi i parë:

Operatorët e TiBO Online e morën kërkesën seriozisht dhe as nuk i shkuan ndërmend që po “peshkoheshin live” ose e thënë ndryshe “ramë në rrjetën që kishim ngritur vetë”.

Fituesi i dytë:

Besojmë që shija e qepës me sheqer e meriton një fitore në këtë rast. Shpresojmë të mos e kenë ngrënë vërtetë atë gliko.

Fituesi i tretë:

Besojmë që edhe tifozët e Ronaldos apo ndonjë tjetër futbollisti do ta “shijonin një Mesi shqiptar për 1 ditë”.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në lojë dhe ju ftojmë të na ndiqni për lojëra të tjera në të ardhmen dhe jo vetëm.