Goli i Polonisë i tërboi tifozët e kombëtares shqiptare në ndeshjen e djeshme. Shishe të shumta u hodhën në fushë, ndërkohë që nuk munguan as çakmakët apo ndonjë telefon.

Mbi atë që ndodhi në “Air Albania Stadium” ka folur edhe eksperti i sigurisë, Marcin Samsel, i cili për “SportoweFakty”, ka deklaruar:

Shqipëria do të ndëshkohet nga FIFA, nuk kam dyshime. Do të jetë një dënim financiar, por edhe një ose dy ndeshje pa pjesëmarrjen e publikut. Do ta zbulojmë brenda pak ditësh.

Nëse sistemi i sigurisë në Shqipëri nuk përmirësohet, situata të tilla do të vazhdojnë të ndodhin. Vizualisht ata kanë një stadium shumë të bukur, por kjo nuk mjafton”, tha Samsel/Oversport.tv