Gjykata e Tiranës ka rrëzuar zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës duke i cilësuar ato të manipuluara.

Mësohet se Gjykata e Tiranës ka njohur asamblenë e thërritur nga kryebashkiaku Veliaj, dhe ka regjistruar Eduard Prodanin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Në vendimin e saj, Gjykata i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut Veliaj duke njohur manipulimet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.