Mediat suedeze kanë publikuar lajmin se Policia Suedeze ka zhvilluar një aksion kundër piraterisë së kanaleve të huaja televizive, pas denoncimit të tre kompanive të mëdha televizive DIVA Medya Hizmetleri Limited (kanal televiziv turk), Bein Media Group LLC dhe ART.

Mbi 2.000 kanale, përfshirë edhe kanalet e DIGITALB dhe SUPERSPORT, janë piratuar nga platforma e bllokuar në Malmo. Nën hetim janë edhe platforma të tjera që veprojnë në Suedi e shtete të tjera të Europës si ATNNimiTVTopALDiasporaTV dhe ShqipTV.