*Magdalena Andersson u bë e para grua kryeministre në Suedi. Ky zhvillim në vendin skandinav ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë theksuar se shumë pak shtete drejtohen nga gra dhe se pushteti global vijon të mbahet nga burrat.

Në fakt, nëse llogarisim edhe Angela Merkelin në Gjermani (në pushtet deri në dhjetor 2021) janë vetëm 6 gra në gjithë Bashkimin Evropian, të cilat kanë mundur të fitojnë të drejtën për të udhëhequr:

  • Suedia: Magdalena Andersson
  • Finlanda: Sanna Marin
  • Estonia: Kaja Kallas
  • Lituania: Ingrida Simonyte
  • Danimarka: Mette Frederiksen

Merkel, në pushtet prej vitit 2005, do t’ia lërë postin Olaf Scholzit në fillim të muajit dhjetor. Ajo ka qenë prej më shumë se një dhjetëvjeçari gruaja më e pushtetshme në kontinent.

Pas Merkelit, historia njeh si gruan e dytë më të pushtetshme në Evropë Margaret Thatcherin, e cila drejtoi Britaninë e Madhe për 11 vite nga viti 1979 deri në vitin 1990.

Britania ka pasur gjithashtu kryeministre Theresa May-in (2016-2019), por roli i saj ishte kryesisht për të udhëhequr negociatat për largimin nga BE.

Vendet e tjera që kanë pasur gra në krye të shtetit gra, (përveç Norvegjisë) nuk kanë pasur udhëheqje të gjatë:

  • Norvegjia: Erna Solberg (8 vjet)
  • Letonia: Laimdota Straujuma (2 vjet)
  • Polonia: Hanna Suchoka (1 vit e gjysmë), Ewa Kopacz (1 vit e 1 muaj), Beata Szydlo (2 vjet e 1 muaj)
  • Sllovakia: Iveta Radicova (2 vjet)
  • Austria: Brigite Bierlein (6 muaj)
  • Sllovenia: Alenka Bratusek (1 vit e 6 muaj)
  • Kroacia: Jadranka Kosor (2 vjet)
  • Rumania: Viorica Dancila (1 vit e 9 muaj)
  • Bullgaria: Reneta Ivanova Indzhova (3 muaj)
  • Greqia: Vassiliki Thanou (25 ditë)
  • Belgjika: Sophie Wilmes (1 vit)

*Magdalena Andersson u dorëhoq pak orë pas marrjes së detyrës si kryeministre e Suedisë. Shkak u bë dalja nga koalicioni qeverisës i partisë së gjelbër.