Vajza që shihni në foto është Greta Thunberg nga Suedia e cila po udhëheq protestat e të rinjve në disa vende të botës për ndryshimet klimatike.

Një ditë verën e kaluar, në moshën 15-vjeçare, Greta Thunberg la mësimin dhe shkoi të ulet jashtë parlamentit suedez me një tabelë të punuar në shtëpi, që lexonte “skolstrejk för klimatet” (greva e shkollës për klimën).

15 vjeçarja nuk pati frikë të flasë të vërtetën dhe guximi i saj bëri që të dilte krahas përfaqësuesve të BE-së duke thënë se ata nuk po bënin aq sa duhet për të parandaluar ndryshimet klimatike. Duartrokitjet nuk pushuan kur ajo tha: Udhëheqësit e botës flasin për gjithçka, përveç krizës klimatike.

Një vit më vonë, mesazhi i saj është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe protesta e saj për grevën e shkollës është përhapur në më shumë se 70 vende.

Këtë të premte do të shikojmë një nga protestat më të mëdha globale, pasi dhjetëra mijëra nxënës nga 2052 shkolla, në 123 shtete, do të dalin nga mësimet dhe do të kërkojnë veprime urgjente nga politikanët për këtë çështje./ Marrë nga The Guardian